Dera ( Botuar nga: Aleph në 2019 )
Romani Dera është një zhbirim tronditës i marrëdhënieve mes dy grave krejt të ndryshme.
Magda është shkrimtare, e arsimuar e martuar me një akademik të njohur, shume e gjendur me njerëzit dhe me një marrëdhënie të ndërlikuar me regjimin komunist në Hungari. Emerenca është një fshatare, e vrazhdë, analfabete, e akullt dhe në dukje pa moshë. Ajo jeton në nje shtëpi ku nuk mund të hyjë askush, madje as kushërinjtë më të afërt. Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda. Ato ndajne mes tyre një lloj dashurie të paktën deri
kur suksesi artistik kaq shumë i dëshiruar i Magdës shpie drejt nje zbulimi tronditës.
"Më në fund një roman i shpëtuar nga Humbësit e Mëdhenj po vjen tek lexuesi...Nese e ndien veten si njohës të mirë, të sigurt të peizazhit letrar, atëherë romani 'Dera' do te ta shprishë këtë lloj skeme. Është e habitshme sesi kjo kryevepër ka qenë deri më sot e panjohur per lexuesin gjithë këto vite. Rreshta dhe imazhet e Magda Szabos me erdhën në mendje kaq befasisht dhe bashkë me to edhe emocionet e fuqishme. Është vepër e një ndershmërie të rrepte 2 fuqishme dhe një delikatese të rrallë."
- Claire Messud, The New York Times Book Review
"Romani 'Dera' është një libër thellësisht i çuditshëm dhe po aq tërheqës, një përrallë e errët vendase, për marrëdhëniet e një shkrimtareje hungareze, Magda Szabó dhe kujdestares së heshtur të moshuar të shtëpisë, Emerencës."
-John Williams, The New York Times
"Lënda e romanit hungarez 'Dera' ka fuqinë zanafillore të mitit... Zhvillimet klasore, miqësia femërore, fuqia e vullnetit.. Për të gjitha këto Magda Szabó shkruan me një drojë magjepsëse."
- Adam Kirsch, The New York Times Book Review
"Vepër e vërtetë arti nën një zotërim absolut të lëndës dhe strukturës... Një prej shumë triumeve të Magda Szabós këtu është se ajo shkruan një roman politik të rrënjosur në një atmosferë tërësisht shtëpiake."
- Liam Mcllvanney, London Review of Books
"I mençur, tronditës, i frikshëm, ky libër meriton të shitet me mijëra e mijëra.”
- Tibor Fischer, The Telegraph
Çmimi:
1000 Lekë