Buy this product
1200 Lekë

Dehje nga metamorfoza ( Published by: in 2005 )

Author:  Stefan Zweig
Translator:  Aristidh Ristani

Romani “Dehje nga metamorfoza”, që u botua për herë të parë shumë vjet pas vdekjes së autorit, cilësohet nga shtypi i huaj si “një kryevepër, këngë mjellme e Stefan Cvajgut romancier”. Sipas këtij romani është realizuar në Francë filmi imadh I Molinaros. “… Jo, nuk është e mundur, mendon ajo, s’mund të ndryshojë kaq shumë njeriu, sepse, po të ishte kështu, atëherë unë... Dhe ndalet, s’ia nxë goja atë fjalë. Por pasqyra, duke ia blerë mendimin, nis të buzëqeshë, një buzëqeshje në fillim e lehtë dhe pastaj gjithnjë e më vezulluese. Tani, në këtë pasqyrë të vagët kundruall saj, ata sy qeshin me çiltërsi, tërë dritë e krenari, dhe buzët e kuqe gjysmë të çelura ngjajnë sikur pranojnë të gëzuara: “Po, jam e bukur!”... Shend e verë, del në korridor dhe shkon me vrap gjer te dhoma e tezes; nga lëvizjet e shpejta, fustani i freskët prej mëndafshi e bën të ndiejë një lloj kënaqësie. I duket vetja si në krahët e një dallge, si mbi flatrat e një ere hyjnore. Qysh nga koha e fëmijërisë, ecja e saj nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë, kaq fluturake: një qenie njerëzore ka nisur tashmë të dehet nga metamorfoza.”

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Published in: 2005
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 4116 8 6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 274
  • Book dimensions: 140 x 205 x 17 mm

More About the Author

Stefan Zweig -

Stefan Zweig lindi më 28 nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 shkurt 1942 në Petrópolis afër Rio de Janeiro, Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë. Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë i viteve ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania