Blije këtë produkt
700 Lekë

David Golder ( Botuar nga: Dituria në 2014 )

Autori:  Irène Némirovsky
Përkthyesi:  Nasi Lera

Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas revolucionit bolshevik rus, që kishte shkruar një histori kaq të guximshme, edhe mizore edhe të shkëlqyer - një vepër ngado që ta ktheje, e denjë për dorën e një romancieri të pjekur. Njësoj si ai, lexuesit e sotëm (të cilët e kanë vulosur tashmë suksesin e Suitë franceze) do të zbulojnë me kënaqësi sa i sigurt dhe i qartë ishte që atëherë zëri i Némirovsky-t, sa drithëruese dhe e frikshme është drita që hedh ajo në prapaskenën e jetës së bankierëve të mëdhenj dhe në botën vezulluese dhe të rreme, patetike dhe vulgare të pasanikëve të rinj - një botë që e njihte aq mirë dhe në sfondin e së cilës konsumohet fati i bankierit çifut, plak dhe i pamëshirshëm - dhe se si, nga rreshti i parë deri tek i fundit, di të na bëjë për vete me stilin e mprehtë dhe me sigurinë e një rrëfyeseje të pashoq.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2014)
  • Botuar në: 2014
  • ISBN-13: 978-9928-103-89-5
  • Nr. faqe: 174
  • Përmasat e librit: 142 x 209 x 15 mm

Njihu me Autorin

Irène Némirovsky -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania