Blije këtë produkt
1200 Lekë

Dashuria, xhelozia, urrejtja ( Botuar nga: Fan Noli në 2017 )

Autori:  OSHO
Përkthyesi:  Fatmir M.

Mbaje mend, dashuria ka lindur bashkë me ty; ajo është cilësia juaj e lindur. Gjithçka që duhet është t'i japësh asaj udhë, ta lejosh të rrjedhë, të krijosh për të rrugë ku të kalojë, ta lejosh të ndodhë. Ne të gjithë e bllokojmë atë, e përmbajmë. Ne jemi aq të kursyer në dashuri nga shkaku i thjeshtë se na kanë mësuar të jemi të kursyer. Në ekonomi ndodh që duke i dhënë paratë, i humbisni ato. Kjo lloj ekonomie, kjo aritmetikë është futur thellë në mishin dhe në gjakun tonë. Kjo është e drejtë në botën e jashtme - dhe këtu nuk ka asgjë të keqe; por në drejtim të udhëtimit të brendshëm kjo nuk është e drejtë. Këtu vepron një matematikë krejt tjetër; sa më shumë jepni, aq më shumë keni; sa më pak jepni, aq më pak keni. Nëse, përgjithësisht, nuk jepni, ju do të humbisni cilësitë tuaja natyrore. Ato bëhen inerte, të mbyllura, ato ikin në ilegalitet. Pa gjetur dot shprehjen e tyre, ato do të vyshken dhe vdesin.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-203-86-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 160
  • Përmasat e librit: 145 x 204 x 13 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania