Blije këtë produkt
600 Lekë

Dashuria nuk vdes kurrë ( Botuar nga: Toena në 2006 )

Autori:  James Patterson
Përkthyesi:  Nasi Lera

James Patterson është një nga shkrimtarët më të njohur amerikanë. Ai njihet si autor i romaneve shumë të bukur dashurie dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. “Dashuria nuk vdes kurrë”, romani i tij më i përkthyer në botë është një histori e shkëlqyer dashurie ku përzihet e fshehta dhe pasioni. Xheniferi, e dërrmuar që nga vdekja tragjike e të shoqit, e mbyt dëshpërimin e saj në punë dhe duke iu shmangur çdo ngatërrimi sentimental. Por kur mëson se Samanta, gjyshja e saj, ka rënë në koma, nxiton t’i qëndrojë në kokë. Ajo, në shtëpinë e fëmijërisë së saj, gjen letrat që Samanta ka shkruar për të, për t’i zbuluar të fshehtën që e mban prej shumë kohësh për vete: dashurinë e çmendur për një burrë tjetër, që nuk është i shoqi. Përmes letrave Xheniferi do të kuptojë se dashuria e vërtetë ekziston dhe ajo mund të na pushtojë papritmas në çdo çast, por do të dijë ajo ta njohë dhe ta pranojë kur t’i paraqitet asaj?

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2006)
  • Botuar në: 2006
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-1-103-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 260
  • Përmasat e librit: 130 x 200 x 14 mm

Njihu me Autorin

James Patterson -

James Brendan Patterson (born March 22, 1947) është një autor amerikan. Ai është i njohur kryesisht për romanet e tij rreth Alex Cross, protagonist i serisë Alex Cross. Librat e tij kanë shitur më shumë se 300 milionë kopje dhe që mban rekordin botëror të Ginesit për të qenë personi i parë për të ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania