Blije këtë produkt
1000 Lekë

Dashuria e parë ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2012 )

Autori:  Nicholas Sparks
Përkthyesi:  Aurel Manushi

Pas më shumë se 30 vitesh martese, Uillson Ljuis, dhëndëri i Eli dhe Noah Kalunit (personazhet e romanit "Ngadhënjimi i dashurisë") është i detyruar të pranojë se romanca e martesës së tij është venitur. I dëshpëruar për të fituar përsëri zemrën e gruas së tij, Xhejnit, ai duhet të zbulojë se si të dashurohet me të... përsëri. Pavarësisht shembullit të mrekullueshëm të martesës së Elit dhe Noas, Uillsoni është një mashkull që nuk është në gjendje t'i shprehë lehtë emocionet: Duke qenë një agjent i suksesshëm pronash, i ka siguruar një jetë shumë të mirë familjes, por me afrimin e martesës së vajzës së tij, është i detyruar të përballet me faktin se ai dhe Xhejni tashmë janë larguar nga njëri-tjetri dhe pyet veten nëse ajo e dashuron ende, sadopak. Uillsoni është i sigurtë për një gjë -dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2012)
  • Botuar në: 2012
  • ISBN-13: 978-9928-00-069-9
  • Nr. faqe: 330
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania