Dashuria, Asgjë... ( Published by: Uegen in 2020 )
Të gjitha tregimet që sapo lexuat kanë një frymë emocionuese e përplot art. Të mjerët njerëz, ndonëse të shoqërojnë me humor dhe tregohen të guximshëm, të nxjerrin jashtë nga binarët, të rrahin paq, sikur banditojnë me këdo që u bie për risk, zhduken e duken menjëherë, s'dinë ku ta çojnë tërë atë bukuri, zgjuarsi e mirësi, kurse herë të tjera thyejnë keq veten, tallen, shfryjnë, këndojnë, hedhin valle, ndrydhen, turpërohen, ndukin mustaqet a fërkojnë mjekrën, me një fjalë s'dinë ç'bëjnë. Ata, përsonazhet e Onur Caymaz-it e ndjekin plumbin dhe e gjejnë atë, nuk harrojnë kurrë, e gjejnë të vërtetën, bashkëjetojnë me gjendjen e rëndë, janë gati të vetëvriten, po kush i beson? I beson thua ai (ajo) që tallet me ta (to)? Duket sikur diku fjalët shkurtohen, prishen gjendjet mendore, madje sikur i përmbyt shkallimi, nuk e lënë të kaluarën dhe sikur e mbajnë më pranë se çduhet, nuk e nxjerrin dot qimen nga qulli, që shohin përpara dhe nuk lejojnë mendim tjetër të pipëtijë.
Price:
800 Lekë