Blije këtë produkt
1600 Lekë

Dashuri e përjetshme ( Botuar nga: Fan Noli në 2017 )

Autori:  Danielle Steel
Përkthyesi:  Fatmir M.

Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri-tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëri-tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë? Danielle Steel shpalos hapësira të reja në karrierën e saj si një bestseller shumëvjeçare e New York Times me historinë prekëse të dy fateve paralele dhe me Ilojin e dashurisë që të gjithë shpresojmë se do tëjetë e përhershme. Billi, një avokat i ri i përkushtuar që punon në firmën prestigjioze të familjes së tij në Nju Jork, lë gjithçka, për të cilën eshtë trajnuar që të ndjekë ëndrrën e tij. Xheni, gruaja e tij, është një stiliste që ka investuar zemrën dhe shpirtin e saj në modë. Ajo lë gjithçka që i pëlqen për t'u bashkuar me të. Ata janë të sigurt se fatet e tyre janë të lidhura përgjithmonë. Në duart e shkrimtares Danielle Steel këto marrëdhënie të mrekullueshme vijnë së bashku me të papritura dhe surpriza të habitshme, ku të dashuruarit e humbasin, por edhe e gjejnë sërish njëri-tjetrin. Nëse dashuria zgjat përgjithmonë dhe të dashuruarit nuk mund ta humbasin njëri-tjetrin, atëherë romani "Deri në fund të kohëve "jo vetëm që do të na ngushëllojë dhe do të na magjepsë, ashtu sikurse fati bën me lojën e tij, por edhe do të na japë shpresë.

Çmimi: 1600 Lekë
Blije këtë produkt
1600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-203-82-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 504
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 38 mm

Njihu me Autorin

Danielle Steel -

Danielle Steel lindi më 14 gusht 1947 në New York City, është shkrimtare amerikane e romaneve romantike. Romanet e Danielle Steel janë shitur në miliona kopje një dhjetëra gjuhë dhe kanë patur gjithmonë një vend mes librave më të shitur që nga vitet ’80. Steel e filloi karrierën e vet ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania