Faqja e autorit

Dashamir Malo


Dashamir Malo lindi në Malëshovë, Përmet.
Pas përfundimit të gjimnazit u diplomua
në Akademinë Ushtarake dhe më vonë në
Akademinë e Policisë. Prej vitit 1988 banon në
qytetin e Sarandës. Gjatë periudhës 1997-2001 së
bashku me familjen e tij emigroi në Athinë, Greqi.
Prej vitit 2002 punon në profesionin e tij si oficer i
policisë kufitare në qytetin e Sarandës.
Ka botuar librat me poezi Midis vetmisë dhe
heshtjes, 1994, Precedent, 2001, Fshehja e Lotit, 2007,
Ndoshta, 2012 dhe Vagëllimthi, 2014. Ka përkthyer
nga greqishtja vëllimin poetik Poezi të zgjedhura
të poetit, publicistit dhe gazetarit grek Jorgos
Hronas, si dhe librin me ese Vallja e çmendur e
Merlin Monrosë.

Është pjesëmarrës në disa antologji poetike në
gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Midis tyre vlen
të përmendet antologjia poetike Na bashkon një det
(Un mare ci unisce), botuar në Itali në vitin 2017,
në të cilën marrin pjesë 12 poetë shqiptarë dhe 12
italianë. Ka sjellë në gjuhën shqipe disa cikle me
poezi nga poetë të huaj, gjithashtu cikle me poezi
të tij janë botuar në gjuhën greke, bullgare, angleze
dhe maqedonase.
Midis vlerësimeve që ka marrë krijimtaria e tij,
vlen të përmendet Çmimi i Parë për ciklin me poezi
Ylberë të rremë në Konkursin e Tretë Ndërkombëtar
të Poezisë "Zëra lirikë", Sofje, Bullgari, 2014.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania