Blije këtë produkt
500 Lekë

Dantja i pashmangshëm ( Botuar nga: Onufri në 2005 )

Autori:  Ismail Kadare

Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën. Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: "Ç'kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?", poetët e botës i janë përgjigjur e do t'i pergjigjen në mënyra të ndryshme, sipas "gjendjes" së tyre. Natyrisht që Dante Aligieri është gjithmonë Dante, por ka periudha kohe kur ai bëhet dyfish, trefish i tillë. Kështu, në shekullin e 20-të, atëherë kur dukej se e kishte arritur majën më të lartë të lavdisë e se s'mund të rritej më, pikerisht atëherë në rrafshirën kolosale komuniste, nga Dante që ishte, ai u bë Dydantsh, Tridantsh. Duke u rrëfyer rrugëtimin e tij të vetmuar në boën e të vdekurve, ai u tregoi sivëllezërve të vet poetë, qofshin ata rusë, shqiptarë, baltikë a kinezë, se gjendja natyrale e shkrimtarit të madh është pikërisht ajo: të udhëtojë i gjallë midis vdekjes. Të pajeta shtrihen përpara tij mbretëritë, vrasësit, tiranët, orizoret, stuhitë, vetë ajri që i prodhon ato. Përbindëshat dhe rreziqet janë rrotull tij, por ai ka një përparësi: ai është i gjallë, ndërkohë që ata s'janë. Ndaj fjalët e Virgjilit "mos u tremb, është një stuhi e vdekur", përbëjne formulën e shpëtimit për shkrimtarin. Gjithë thelbi i "gjendjes", rrjedhimisht i fatit të tij, përmblidhet në besimin ose jo ndaj kësaj formule.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2005)
  • Botuar në: 2005
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-32-64-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 80
  • Përmasat e librit: 135 x 200 x 5 mm

Njihu me Autorin

Ismail Kadare - 28 Janar 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania