Blije këtë produkt
1500 Lekë

Dantella ( Botuar nga: Ombra GVG në 2014 )

Autori:  Shirley Conran
Përkthyesi:  Aleksandër Koli

Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin. Dhe secila habitet kur shikon shoqet e veta aty; sepse janë shoqe të vjetra qysh nga vitet e shkollës, shoqe që ruajnë një sekret mëkatar – shoqe, jetët e të cilave ndryshojnë kur pasi i takon Lili i pyet: "Hë pra, cila nga ju bushtra është ime më?" Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje – që e ka shqetësuar dhe gati e ka shkatërruar Lilin – është thelbi i romanit "Dantella". Ndërsa lexuesi endet që nga shkolla elegante femërore e Gstaadit dhe gjer në vendet ku rrinë të pasurit e të suksesshmit, libri ndjek jo vetëm jetën e Lilit – të braktisur, të mashtruar, të shfrytëzuar, që më në fund ngrihet dhe triumfon si yll kinemaje – por edhe jetët e të katër grave, njëra prej të cilave është e ëma. "Dantella" depërton drejt e në thellësitë e ndjeshmërive femërore, ambiciet, nevojat seksuale dhe synimin për sukses në një botë që ndryshon, ndërsa i shohim gratë tek i lënë iluzionet romatike fëminore, për t'u përballur me jetën – një jetë dashurish që s'ecin përherë, ëndrra që nganjëherë mbeten të parealizuara, rastësira të vështira, me të cilat u duhet të ndeshen. Konran ka eksploruar sekretet intime, mëkatet, pasionet e çdo gruaje që ka përjetuar romanca të mëdha – dhe realitetet e të qënurit grua. Sidomos lexueset, mbase do të gjejnë një pjesë të vetvetes dhe të përvojave të tyre në jetën e këtyre katër grave interesante: Xhudit, vajzës amerikane ngulmuese dhe plot vetëbesim, që u duket e paarritshme shoqeve të saj të pasura dhe që "e çan me thonj" rrugën e saj, derisa bëhet kryeredaktorja e revistës më të shquar amerikane për gra... Paganes, vajzës së qetë dhe aristokrate angleze, e cila zapton zemrën e një princi dhe së fundi gjen paqen në një martesë që është njëkohësisht pasion dhe sakrificë... Kejtit, shkrimtares më të shitur, e famshme, e dëshiruar nga të gjithë, magjepëse, së cilës çdo sukses i duket i pamjaftueshëm për t'u shlyer me të atin, për ato çka i ka bërë dhe që, sikurse edhe të tri gratë e tjera, të cilat i ka njohur tërë jetën, mund të jetë në fakt e ëma e Lilit.... Maksinës, borgjezes së shoqërisë së lartë parisiane, që u martua me burrin e ëndrrave të saj, një aristokrat nga një familje e vjetër franceze, vetëm për të gjetur se edhe martesa më ideale nganjëherë shkon ters... Dhe Lilit vetë, fëmijës së torturuar, e cila mëson ta përdorë seksin si armë, por që nuk gjen rehat derisa të mësojë se cila nga këto gra është e ëma dhe kë mund të shkatërrojë, kur të gjejë se kush është i ati – sepse ky është edhe sekreti më i thellë i të katër grave që ka mbledhur bashkë, të cilat e mbajnë të fshehtë këtë gjë, që nga koha kur një natë e tmerrshme i ktheu nga nxënëse shkolle në gra... Romani "Dantella" është i pasur në ngjarje, në detaje, në histori. Por subjekti i vërtetë i këtij romani magjepsës është feminiliteti vetë, i brishtë sa edhe dantellat që këto gra i pëlqejnë dhe i veshin, të ndërthurura me po aq delikatesë, por aq fine dhe po aq të forta.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2014)
  • Botuar në: 2014
  • ISBN-13: 978-9928-06-087-7
  • Nr. faqe: 704
  • Përmasat e librit: 145 x 202 x 45 mm

Njihu me Autorin

Shirley Conran -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania