Dallga e shtatë ( Botuar nga: Fjala Publishing në 2015 )
1) Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken Pra, ju e keni lexuar tashmë A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut , këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.n2) Për ju historia e Emit dhe Leos ka përfunduar. Ndoshta për ju. Por jo për Emin dhe për Leon!n3) Ju jeni të mendimit se të dashuruarit e meritojnë të paktën një përballje të vetme reale dhe se ky roman e meriton një mundësi të dytë me një tjetër përfundim Ja ku e keni atë!n4) Ju nuk e keni idenë se për çfarë po flitet Pra, ju filloni të lexoni Dallgën e shtatë pa ndonjë njohuri mbi erën e veriut S´ka problem. Ja çfarë duhet të dini:nLeo Leike, pas një viti që ndenji në Boston, kthehet në apartamentin e tij në Vjenë. Aty atë e presin mesazhet e Emi Rothnerit. Të dy e kuptojnë shpejt se ndjenjat ndaj njëri-tjetrit janë ende të gjalla. Ndoshta ata duhet të takohen vërtet një herë të vetme. Por Leoja është i lidhur ndërkohë me një vajzë tjetër, ndërsa Emi është ende e martuar. Gjithsesi, në romanin e ri të Daniel Glattauer-it mësojmë se, kur gjashtë valët e para e kanë shkumëzuar bregun, pritet dallga e shtatë. Dhe ajo gjithmonë të befason me furinë e saj.nnn Si duhet të vazhdojë më tej me ne, Leo - Ashtu si tani. nA duhet të vazhdojë historia jonë - Patjetër.nNë ç drejtim - Askund. Thjesht të vazhdojë. Ti jeton jetën tënde. Unë jetoj jetën time. Dhe ç mbetet, e jetojmë së bashku. nn Një nga dialogët e dashurisë më magjepsëse dhe të mençur të së tashmes. nVolker Hage, Der Spiegel
Çmimi:
1000 Lekë