Blije këtë produkt
900 Lekë

Çunat nuk qajnë ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Autori:  Malorie Blackman
Përkthyesi:  Virgjil Muçi

"Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja." Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë! Nëna e Dantes nuk jeton prej kohësh dhe i ati, i kujdesshëm, por i rreptë, nuk është nga ata që lë shteg për t'i ikur përgjegjësisë, kështu që Dante duhet t'i harrojë një herë për një herë, me gjithë dëftesën e tij me katër yje "A", planet e universitetit: shkollimi i lartë, karriera si gazetar, një e ardhme vezulluese fluturon e zhduket. Dante bëhet baba i vetëm, disa javë para ditëlindjes së tij të 18. Sikur të mos mjaftonte kjo, i vëllai, Adami, rrihet për vdekje nga një grup djemsh ... Malorie Blackmani ka krijuar një histori realiste për atë që ndodh në shoqëri tani. Jo një histori të sheqerosur, por thjesht siç ndodh përnjëmend. Ngjarje, me të cilat njerëzit përballen çdo ditë. Prindër adoleshentë të vetëm. Sjellje homofobike ndaj më të dobtëve. E megjithatë, ajo arrin të krijojë një histori plot shpresë, dashuri dhe humor që të bën të qash e të jesh i lumtur, së bashku me personazhet. Romani i ri dramatik i Blackmanit do t'ju shoqërojë në një udhëtim të vështirë të jetës së adoleshentëve sot...

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 33 9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 327
  • Përmasat e librit: 140 x 207 x 23 mm

Njihu me Autorin

Malorie Blackman - 08 Shkurt 1962

Malorie Blackman, një nga shkrimtaret më interesante e me shumë imagjinatë, që shkruan kryesisht per lexuesit e rinj. Autore e mjaft skenarëve televizivë, fitues të Çmimit BAFTA- Romani i pare i serisë E bardha dhe e zeza pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit dhe kritikët britanikë. U ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania