Faqja e autorit

Clyde (Klajdi) Thaçi


Clyde (Klajdi Thaçi) lindi në Tiranë, më 19 gusht 1993. Më 2015 përfundoi studimet e larta në degën Gazetari Social-Kulturore dhe më 2019 studimet master në Drejtim e Menaxhim të Medias, me rezultate të shkëlqyera.
Qysh në moshë të vogël është bërë pjesë e botës së televizionit, fillimisht si pjesëmarrës në emisionet për fëmijë e adoleshentë dhe më pas si profesionist në fushën e gazetarisë, i fokusuar kryesisht te historitë personale, me qëllim motivimin e audiencës. Në interesat e tij të gjerë përfshihen fusha në dukje të ndryshme nga njëra-tjetra, por që lidhen mes tyre, si: industria e argëtimit, teknologjia, filozofia, ekonomia dhe, më kryesorja, letërsia. Filloi të shkruante që në moshën 12-vjeçare, kryesisht poezi. Sfidat e një humani është romani i tij i parë, një vepër ku spikat guximi në të shkruar dhe origjinaliteti.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania