Cirku i iluzioneve ( Botuar nga: Dituria në 2022 )
Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot të ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme.
1938. Magjik, intrigues, që shkëlqen nga dritat dhe ngjyrat, “Bota e Çudirave” është një cirk i madh që përshkon të gjithë Europën. Në këtë univers magjik, Lena, vajza e iluzionistit të famshëm Teo Papadhopuli, është ndier gjithmonë e përjashtuar. Ky cirk përmban bukurinë dhe tradhtinë, magjinë dhe misterin, vetminë dhe dritën për Lenën që, e “ngujuar” në një karrige me rrota, pas poliomilitit që ka kaluar në fëmijëri e gjen rrugëdaljen vetëm në libra. E bukur dhe kureshtare, Lena aspiron me zjarr botën e shkencës dhe mjekësisë, por jeta i merr një kthesë emocionuese kur shpëton Aleksandrin, një djalë jetim me një të kaluar misterioze. Dëshira për ta ndihmuar është më e fortë se çdo frikë dhe rrezik. Në pasaportën e djalit, shtypur me bojë të kuqe, bie në sy shkronja “J”: Aleksandri është çifut, i arratisur nga nazistët.
Çmimi:
1000 Lekë