Blije këtë produkt
350 Lekë

Cikli i kreshnikëve ( Botuar nga: Pakti në 2019 )

Autori:  Leka Ndoja

Se Muji ishte bir i kreshnikisë, nëse rapsodi e këndon, nuk i shton trimërisë së tij asnjë fije, as se ishte bujar me miqtë, (përvec rasës se Omerit të ri, duhet thënë, që nuk e ndihu plakun e cikës në Jutbinë). As se qe idhnak dhe i përmbyset me gumanat e shkjetë, nuk con peshë në kangë, por se Halilit i dridheshin telat e holla të dashnisë, qoftë për bjeshkatare apo për shkinë, për këtë mund të thuhet kaq pak, aq sa Zana e Jutbinës di. Në Krajli kishte rënë nata, hëna praronte majat e bjeshkëve. Nën rrapin shekullor të tridhjetë vajzat e Jutbinës ishin bashkuar, duke ua lene kullat e boshtet nënave. Shqerrat ua kishin lënë mrizeve. Të tridhjetë vajzat po pushonin nën hijet e degëve. Sipër ahishte e breshta vigjëlonin qark mrizit.

Çmimi: 350 Lekë
Blije këtë produkt
350 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pakti (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-129-38-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 85
  • Përmasat e librit: 145 x 210 x 5 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania