Blije këtë produkt
1600 Lekë

Cigarja e fundit ( Botuar nga: Toena në 2017 )

Autori:  Lena Manda
Përkthyesi:  Mirela Xhaferraj

E gjithë jeta e Mihalit qe... një cigare e fundit. Një cigare e fundit, para se të merrte vendimin të martohej me gruan që dashuronte, kur vetë ai ishte në moshë shumë të re. Një cigare e fundit para se të hidhte një hap të pamatur në jetën e tij profesionale, që i mundësoi të arrinte majat, por që më pas e hodhi në një humnerë, të cilës nuk i dukej fundi. Një cigare e fundit, për të mos i dhënë fund jetës, atëherë kur puna, ëndrrat, dashuria dhe i gjithë rrugëtimi i tij qenë kthyer në hi dhe bishta cigaresh... Dhe një cigare e fundit, kur në jetën e tij u shfaq kërcënimi i një sëmundjeje tinëzare, kur e bija u fundos në terrin e saj dhe anoreksia nervore filloi ta sfiliste çdo ditë e më tepër. Megjithatë, Mihali qe i vendosur që vajza e tij të mos kthehej në hirin e flakës të saj. Pranë tij, Markela, engjëlli mbrojtës i jetës së tij dhe një mike e vërtetë që mund ta gjejë dikush vetëm nëpër libra... Apo jo?!

Çmimi: 1600 Lekë
Blije këtë produkt
1600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-235-42-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 592
  • Përmasat e librit: 131 x 202 x 29 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania