titleToAlt
Miqtë më të mirë të Antonit janë vampirë! Rudigeri, vampiri i vogël, Ana motra e tij dhe pjesa tjetër e familjes së tyre jetojnë në një zgavër në varrezat lokale. Po familja e vampirëve është në rrezik të madh. Roja i tmerrshëm e i vjetër i natës, ka ndërmend t”i prishë varrezat për t”i kthyer në një kopsht. Dhe kjo do të thotë, fundi i vampirëve përgjithmonë! I përket Antonit t”i shpëtojë miqtë e tij nga ky fat i tmerrshëm...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antonin e ka marrë malli për shokët e tij vampirë, të cilët jetonin në zgavrën e varrezave lokale. Rudigeri, vampiri i vogël dhe motra e tij, Ana, jetojnë shumë larg, në Luginën e Rrëmetit. Kështu që, kur prindërit e pyesin Antonin se ku dëshiron t'i kalojë pushimet, ky zgjedh pa mëdyshje një vend pranë shtëpisë "së re të" vampirëve...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Vampiri i vogël hungërin pa pushim në gërmadhat e kështjellës në luginën e Rrëmetit. Antonit sigurisht iu desh të shpërngulej në bujtinën e mërzitshme të zonjës Miroshe . Për fat , edhe këtu ai arrin t’u shpëtojë here pas here syve të vëmëndshëm të prindërve . Vampiri i vogël e pret në një orë mësimi për kronikat e familjes . Në fund Antonit i duhet të mësojë çka hequr Olga në kështjellën transilvaniane .
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Një mbrëmje, gjatë vizitës te psikologu, Antoni vë re një pacient të ri të pazakontë. I huaji duket i zbehtë dyllë, me sy të skuqur dhe bie një erë kutërbuese lagështire e kalbjeje. Për më tepër, ai shihet të vijë vetëm pasi ka rënë muzgu. Në mendjen e Antonit nuk ka vend për dyshime: pacienti i mistershëm është vampir! Po çfarë plani ka zoti Koreçjerrësi me këtë pacient? Antoni fillon hulumtimet. Në fund, ai, miku më i mirë i vampirit të vogël, duhet të zbulojë nëse doktor Koreçjerrësi është miqësor me vampirët apo jo.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni do të shkoj në një ballo me maska vampirësh: me vampire të vërtetë ! Gojështypuri , rojtari i varrezës, organizon festën, por ai nuk e ka iden se tre prej të ftuarve nuk janë aspak të veshur me kostume maskimi . Antoni është tmerrsisht i merakosur; nga çasti në cast , festa e “frikshme “ mund të kthehej në një ngjarje të pastër horror …
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Miku më i ngushtë i Antonit, vampiri i vogël, po ndjek një kurs të çuditshëm trajtimi. Mjeku i Antonit po zhvillon një "program për uljen e ndjeshmërisë" për njerëzit - apo vampirët - që kanë frikë nga drita e diellit. Vampiri i vogël mezi po pret që të fitojë aftësinë të shohë në dritë po aq mirë sa edhe në errësirë. Por Antoni ruan goxha dyshime për kurën e veçantë të mjekut.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni dyshon se shokët e tij vampirë janë në rrezik vdekjeje! Druan se i fejuari i ri i teto Dorotisë, i mistershmi Igno fon Rant, ruan një sekret të rrezikshëm. Cili është identiteti i vërtetë i Igno fon Rantit dhe si mund ta bindë Antoni vampirin e vogël se ata mund të jenë duke strehuar një armik të përbetuar?
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni ka rënë në gjurmët e një komploti të lig kundër miqve të tij vampirë. Ka bindjen se vampiri i "ri" misterioz, Igno fon Rant, që së shpejti pret të fejohet me teto Dorotinë, nuk është ai që shfaqet. Po si do ta ndalin Antoni, Ana dhe vampiri i vogël keqdashësin Igno fon Rant që të vërë në jetë qëllimet e tij mizore?
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni niset në ekskursion me shkollën, gjë që nuk e ka fare me qejf, aq më tepër që me ta do të jetë mësuesi strikt i matematikës. Kështu ai mendon të ftojë Anën dhe Rudigerin. Ekskursioni nuk mund të lshte kurrë i mërzitshëm, po të kishte rrotull miqtë e vet vampirë.Natën e fundit ata organizojnë një festë jo një festë të zakonshme, po një festë vampirësh!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Vampiri i vogël nuk ka qenë në një festë Krishtlindjeje prej më shumë se njëqind e pesëdhjetë vitesh! Kështu që Antoni i bën Rudigerit dhe Anës një surprizë të veçantë: i fton të kalojnë Krishtlindjen me të. Në shtëpinë e Antonit po përgatitet festa: pemë Krishtlindjeje, dhurata e gatime të shijshme. Por gjasat janë që kjo të jetë Vigjilja më e pazakontë që ka kaluar ndonjëherë familja Bishtaja.
Price: 500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania