titleToAlt
Ku është mamaja e Dinos së vogël? Ndërto mozaikët dhe argëtohu duke udhëtuar me të. Me Dinon do mësosh shumë gjëra. 5 puzzel me 6 pjesëza dhe ilustrimet të bëra nga Ronny Gazzola
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Heronjtë janë mes nesh: Masha ka ëndërruar gjithmonë të bëhej superheroinë. Nuk do të ishte e vështirë, nëse dikush do të kishte nevojë për ndihmë. A do të mundet superheroina Masha të hidhet në veprim kur një nga kafshët të gjendet në rrezik? Të gjithë në shtëpi Kur vjen koha e dimrit, ariun e viziton pinguini dhe të gjithë mblidhen në shtëpi! Megjithatë jo për një kohë të gjatë, sepse Mashën dhe pinguinin nuk i mban vendi një sekondë. Ata preferojnë luftën me topa bore dhe rrëshqitjet e çmendura me motor bore!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike fantastike të ilustruara nga Gian Kuca Oliveri. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla si: Këpucët e ngrëna të ballos, Piter Pani, Pinoku, Shtatë korbat, Hirushja si dhe Zanat Pupëlore.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike të ilustruara nga Claudio Cernuschi. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla të mirënjohura si: Borëbardha, Kësulëkuqja, Hirushja si dhe Bambi.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike me zana të ilustruara nga Augusto Vecchi. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla si: Zana Kaltëroshe, Serenela, Princesha Sisi e shumë të tjera.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike të ilustruara nga Claudio Cernuschi. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla të mirënjohura si: Pinoku, Shpata në shkëmb, Libri i xhunglës si dhe Piter Pani.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike të ilustruara nga Claudio Cernuschi. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla të mirënjohura si: Tre derrkucët, Maçoku me cizme, Rosaku i shëmtuar si dhe Gishtoja.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike me kafshë të ilustruara nga Francesca Pesci, Umberto Fizialetti, Paola Migliari si dhe Lisa Francia. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla si: Rosaku Romeo, Dordoleci Tom dhe shokët e tij, Lepuri Uilli dhe Arushi i vogël Oskar.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të njiheni me rrëfenjat më të këndshme që janë përcjellë gojë mbas goje e që prindërit e gjyshërit ua kanë kallëzuar vogëlushëve strukur në një qoshk pranë ndonjë zjarri bubulak, kur gjumi zinte e u ulej mbi qepalla dhe kur realiteti fashitej e imagjinata merrte krahë. Është një dhuratë për lexuesit e sotëm pasi duam që edhe ata të shijojnë këto rrëfenja të mrekullueshme e të përjetojnë çaste të paharrueshme.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla shqiptare maqedonse dhe italjane
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Mësoni të fshehtat e botës egjiptiane. Nisni një aventurë tripërmasore dhe zbuloni mumjen egjiptiane shtresë pas shtrese!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Bëhuni pjesë e argëtimeve të kafshëve të fermës. Në këtë libër me tinguj fantastikë do të takoheni me fermerin Xhim e kafshët e tij, teksa vozitin në garën e liqenit. Ata zhvillojnë një sërë lojrash në fushë dhe, në fund, e mbyllin me një ndeshje futbolli. Me 18 meloditë e mahnitshme që përmban ky libër i pazakontë, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Liber per femije, me 8 mozaike.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libër për fëmijë, me 8 mozaikë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
16 përralla klasike të shoqëruara me audio CD ku gjyshja me zërin e saj të ëmbël tregon 16 Përrallat.Botimi "16 Përralla Klasike" përmban dymbëdhjetë përralla nga Vëllezërit Grim, tre përralla nga Andersen dhe një nga Charles Perrault. Përralla klasike të përzgjedhura me kujdes, të cilat nxisin imagjinatën dhe zhvillojnë fantazinë e fëmijëve.
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Ashtu si ju, lodrat gëzohen e lumturohen, ndonjëherë edhe trishtohen. Ndiqni aventurat dhe historitë e tyre në këtë përmbledhje të veçantë dhe mësoni se çfarë bëjnë lodrat tuaja kur ju nuk gjendeni pranë tyre.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Jashtëtokësorët dhe vizitorët nga kozmosi janë pjellë e fantazisë apo qënie reale që tashmë jetojnë midis nesh? Zbuloni të vërtetën që ndodhet mes radhëve të këtij libri.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Treni i vogël i kaltër ka marrë rrugën për në qytet, por avulli ka nisur të soset. Kush mund t'i vijë në ndihmë? Shtypni butonët dhe mbani vesh e dëgjoni tingujt zbavitës të automjeteve zhurmëshumë, që has gjatë rrugës për në qytet, treni i vogël i kaltër.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kotelja luan në kopësht më fluturat, dhe më pas hyn në dhomë dhe luan me lëmshin e leshit. Kur e kapit lodhja, shkon dhe ia merr gjumit pranë zjarrit bubulak. Gjumë të ëmbël kotele! Mjau! Mjau!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kafshët popullojnë çdo cep të Tokës. Ato zgjedhin për të jetuar vendin që u siguron ushqim dhe mbrojtje. Në këtë libër do të zbulosh se kafshët mund t'i hasësh në çdo mjedis. Gjithashtu do të mësosh për zakonet e tyre, sjelljet e tyre si dhe shumë kërshëri të kësaj bote të mrekullueshme.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania