titleToAlt
Ka, sidoqoftë, një numër shenjash paralajmëruese per keq. Njëri nga kapitenët e Greit Istërnit ka vdekur i mbytur. Një pasagjer është lënë në brakti i trallisur në thellësitë e anijes. Gjatë montimit të kaldajave, një mekanik eshtë mbyllur i salduar gabimisht në govatat e avullit. Ndonëse ky vapor ka kapercyer njëzet herë Aflantikun, askush nuk mund të mohojë se atë e pret një fat i paracaktuar. Megjithatë, është një kryeveper e ndërtimtarisë detare. Më shumë se një anije, një qytet lundrues! Dhe secili hipën në të mrekullohet. Për dreq! Edhe një herë, ende po pergatitet një dramë e re dhe terë aktoret e saj ndodhen të bashkuar rastësisht mbi vapor. Burra që ndeshen në duel. Dhe mallkimi i ndjek pas. Pa llogaritur katastrofën detare, më se të parashikuar. Një histori më dramatike se ajo e Titanikut.
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.
Price: 450 Lekë
titleToAlt
Vazhdon historia e mrekullueshme dhe aventurat e bukura, në librin e dytë të shkrimtares P. L. Trevërs, të fëmijëve dhe dados magjike Meri Popins.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
I bazuar në historinë e vërtetë të Alexander Selkirk, i cili mbijetoi vetëm për afro 5 vjet në një ishull të pabanuar në brigjet e Kilit. Romani i Vernit tregon historinë e pesë burrave dhe një qeni, të cilët zbresin me balonë në një ishull fantastik dhe mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Romani, është i vendosur në vitin 1861 dhe përshkruan aventurat e ekspeditës britanike udhëhequr nga Kapiten Xhon Hateras në Polin e Veriut. Haterasi është i bindur se deti rreth polit nuk është i ngrirë dhe i është bërë obsesion, të arrijë këtë vend pa marrë parasysh pasojat. Revolta e ekuipazhit çon në shkatërrimin e anijes së tyre, por Hateras, me disa njerëz të besuar, vazhdon ekspeditën. Ata gjenden të bllokuar nga akujt por mbijetojnë falë doktorit të anijes. Kur dimrit mbaron deti bëhet pa akull. Udhëtarët ndërtuan një barkë dhe shkuan drejt polit. Këtu ata zbulojnë një ishull me një vullkan aktiv, dhe i vendosin emrin e Haterasit. Për më shumë lexoni librin!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Romani, i vendosur në vitin 1861, përshkruan aventurat e ekspeditës britanike udhëhequr nga Captain Hatteras John në Polin e Veriut. Një nga tregimet më pak të njohura të Zhyl Vern-it. Ashtu si shumë nga krijimet e përfytyruar Vern-it, përshkrimi i tij gjeografik i Arktikut është bazuar në njohuritë shkencore të kohë kur është shkruar romani (1866).
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Eksploruesi Dr. Samuel Fergusson, i shoqëruar nga shërbëtori i tij Xho dhe miku i tij, gjuetari profesionist Riçard "Dik" Kenedi, vendosin të udhëtojë përqark Afrikës me ndihmën e një balone me hidrogjen. Udhëtimi nis nga Zanzibari, në bregun lindor, dhe vazhdon përmes liqenit Viktoria, liqenit Çad drejt Senegalit të sotëm, bregut perëndimor. Libri është i mbushur me momente rastësore, ku problemet shmangen sepse, papritur, era ndryshon drejtim në momentin e duhur. Balona bie pak para përfundimit të udhëtimit, por protagonistët gjithsesi bien në një vend mik dhe që andej shkojnë drejt Londrës.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Profesori Liedenbrock përgatitet për ekspeditën më të çuditshme të shekullit XIX: një udhëtim përmes grykës së një vullkani ishullor, drejt e në bërthamën e tokës. Në kërkesën e tij për të njohur sekretet e planetit, gjeologu i njohur – së bashku me nipin e tij Axel dhe shoqëruesin Hans – zbulon një botë nëntokësore të mahnitshme, me kafshë të egra të periudhës prehistorike.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Po afron festa e dashurisë... Alfea është në rrëmujë, madje dhe zemrat e Winx-ve! Përgatitjet e shkujdesura i përziejnë dashuritë e vjetra e të reja ndërsa të gjithë i kërcënon hakmarrja e errët dhe e helmatisur. Zbulo fundin misterioz dhe luaj në veprimtaritë që bejnë beniaminët e tua të përhershme!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Dy kushërinj kanadezë, Summy Skim dhe Ben Raddle, papritur pretendojnë një trashëgimi në minierat Klondike. Ata përballen me shkatërrime, sëmundje, mot ekstrem etj. Rrugës së kthimit për në Montreal, ata zihen në kurth nga një përmbytje. Ben vuan nga një sëmundje, si dhe ka thyer këmbën, ndaj duhet të shkojë në spital,ku i duhet të qëndrojë për disa muaj. Summy dhe shoqëruesi i tij Bill nisen për gjueti dhe nën një pemë gjejnë një njeri të plagosur. Para se të vdiste, burri u tregon për një vullkan të artë. Pas kësaj, burrat nisen në një udhëtim të gjatë në kërkim të vullkanit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Winx-at janë vajzat guximtare që kanë gjithmonë adhuruese miliona vajza në mbarë botën. Edhe në Shqipëri.
Price: 700 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania