titleToAlt
"Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël", botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mazuranic. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të nisë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë së cilave do të hasë shumë njerëz dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këdo që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë, nuk ka gjë që s'mund ta arrish. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. "Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël" është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990. Pjesë nga libri: Zonjë e nderuar! Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t'ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.-Juaji, Hlapiti
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Kakarina 2019
Gjuha është arti më mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush çdo ditë. Sa shumë mesazhe, sa shumë emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve. Në këtë përrallë Fjala është një fëmijë çapkën e i hareshëm, që bën rrengje dhe i zbulon magjitë e botës duke luajtur. Librat e serisë “fjalistikei” janë si kënd argëtimi fjalësor, ku luhet me format e fjalëve, me përbërësit e tyre, me kuptimet, theksin, rimat, ritmin, tingullimitimet, antonimet e sinonimet, shprehjet frazeologjike etj. Aventurat fantastike-fjalistike të presin, vogëlush!
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme. Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: "Librin e Magjive". Ksari është një djalosh nga fisi i Magjistarëve, i cili ka një vragë prej gjaku shtrige në dorë. Ksarin dhe Dëshirën i ndan një mur, më i larti që mund të imagjinohet. Por koha nuk pret... Pak gjasa ka që këta dy heronj të takohen ndonjëherë. Le pastaj të takohen për herë të DYTE.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Përfytyroni sikur vendi në të cilin jetoni nis të ndryshojë. Përfytyroni si pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për disa njerëz, të cilët e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë më në të. Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve. Kështu i ndodhi edhe Anës në Gjermaninë e vitit 1933. Ishte vetëm nëntë vjeçe. E zënë me mësimet nuk kishte si të vinte re parullat politike, me në ballë fytyrën e vrazhdë e të rreptë të Adolf Hitlerit, njeriut që do të ndryshonte fatin e gjithë Evropës - duke filluar që nga fëmijëria e vet asaj. Papritur, Ana e pa se gjërat po lëviznin aq shpejt sa nuk po arrinte t'i kuptonte. Një ditë babai i saj u zhduk nga shtëpia në mënyrë të pashpjegueshme. Pastaj, ajo dhe vëllai i saj, Maksi, bashkë me nënën e tyre, ikën nxitimthi dhe në fshehtësi të plotë - jashtë Gjermanisë, duke lënë pas gjithçka që kishin të shtrenjtë. Familja u ribashkua në një vend të huaj, për të nisur aventurën e refugjatit, vite të tëra në arrati duke kaluar nga një vend në tjetrin. Për Anën dhe Maksin, kjo do të thoshte se do të mësonin shumë gjëra të panjohura, dhe ç'është e vërteta, ndryshe nga ç'pritej, Ana po kënaqej shumë. Meraku i saj i vetëm ishte që familja të qëndronte e bashkuar. Vetëm kështu mund t'i bënin ballë gjithçkaje. Por, nëse diçka do t'i ndante nga njëri-tjetri...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, Jemi tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha... Motra! Balloja e madhe me princin Çdo vajzë ëndërron të vallëzojë me një princ, në shoqërinë e notave të një melodie të ëmbël. Në miushford, kjo ëndërr do të bëhet realitet! Sapo ka mbërritur një student i ri, që më vonë doli se ishte... Një princ i vërtetë që nuk e zbulon identitetin!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Beteja e fundit është më e madhja e të gjitha betejave. Narnia... ku gënjeshtrat ushqejnë frikën... ku besnikëria vihet në provë... ku shpresat duken të humbura. Në ditët e fundit, Narnia do të përballet me sfidën më të egër - jo një pushtues nga jashtë, por një armik nga brenda. Gënjeshtrat dhe mashtrimet kanë hedhur rrënjë dhe, në këtë fund të mrekullueshëm të "Kronikave të Narnies", vetëm Mbreti dhe një grusht pasuesish besnikë mund ta parandalojnë shkatërrimin e gjithçkaje të dashur për ta.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë perfytyruar dhe se fundi i botës është veçse fillimi... - Po Eustaku, nuk do të kthehet më kurrë këtu? - e pyeti Lusi. - Bija imë, - iu përgjigj Asllani, - vërtet duhet ta dish këtë? Eja, se do të hap portën e qiellit. Atëherë, brenda një çasti, u hoq muri i kaltër (sikur griset një perde) dhe një dritë tmerrësisht e bardhë u duk nga prapa qiellit, pastaj ata ndjenë prekjen e krifes së Asllanit dhe puthjen e Luanit mbi ballë e më pas e panë veten në dhomën e gjumit, nga ana e prapme, në shtëpinë e teze Albertës, në Kembrixh.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Po ju çorodit rritja juaj? Përgjigjet i gjeni te ne! Ka ardhur koha për të zgjeruar dijet rreth personit më të rëndësishëm në jetën tuaj! Mos u besoni atyre që dëgjoni në kthinën e dollapëve në shkollë apo që shihni online. Mësoni të vërtetën për trupin që po ju ndryshon dhe çdo gjë në lidhje me këtë e gjeni te "Libri për trupin e djemve", librin nr.1 më të shitur për adoleshencën. Libri i vetëm që përmban: Informacione dhe këshilla nga specialistë të certifikuar në mjekësi dhe arsim llustrime të larmishme, me të gjitha llojet e aftësive përfshi edhe ato pozitive ndaj trupit Mënyra për të ndihmuar fëmijët që ndodhen nën presionin e shokëve, që ngacmohen dhe që përballen me situata të vështira Këshilla për sigurinë personale dhe kufij të shëndetshëm në jetën reale dhe atë online Këshilla se si të planifikoni të ardhmen, nga kolegji në shkollat tregtare Në këtë botim do të flasim për: Trupin që po ju ndryshon: mësoni gjithçka për këtë fazë të ngatërruar të jetës që quhet pubertet. Marrëdhëniet që po ju ndryshojnë: udhërrëtyesi juaj për kujdesin e prindërve, motrave dhe vëllezërve, shokëve, mësuesve dhe trajnerëve. Jetën që po ju ndryshon: nga e veshura për të qenë të suksesshëm, kujdesi në internet e deri te përzgjedhja e ushqimit dhe se si të silleni ndaj ngacmimeve (si në jetën reale ashtu dhe në internet). Do të përballeni me një botë tërësisht të re. Mos u shqetësoni! Ne jem këtu për t'ju ndihmuar!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Dinozaurët. A e dini sa lloje dinozaurësh ka pasur? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për këto kafshë dhe botën e tyre të mrekullueshme.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Botën. A e dini që bota jonë është plot me gjëra të çuditshme dhe të pazakonta? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për botën që na rrethon.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
♣ Ti ke një ke një sekret. Ti gëzon një talent të veçantë. Ti e vendos se si do ta përdorësh dhe askush tjetër.♣ Morigana Krou mund të ketë shpëtuar nga mallkimi që e ndiqte, mund t'i ketë kaluar me sukses të katër sprovat, mund të jetë bërë pjesë e Shoqërisë së famshme të Mrëkullit, por rrugëtimi i saj sapo ka filluar...Banorët e qytetit magjik të Nevërmurit i kanë ende të gjalla në kujtesë mizoritë e shkaktuara nga i vetmi Mjeshtër tjetër Mrekulli që njohin, Ezra Skuolli. Ndaj, pa i dhënë asaj mundësi që ta shpërfaqë veten, ata mendojnë se talenti i saj në thirrjen dhe përdorimin e Mrekullit, e bën atë po aq të rrezikshme. Prandaj, kur disa nga banorët e qytetit fillojnë të zhduken në mënyrë të mistershme, nuk është për t'u habitur që Morigana është e dyshuara kryesore. Është detyrë e Moriganës dhe e shokëve të saj që t'iu provojë të kundërtën, përpara se ta dëbojnë përgjithmonë nga Shoqëria e Mrekullit, nga shtëpia e saj e vërtetë. Ky libër magjepsës dhe drithërues që pason 'Nevërmur - Sprovat e Morigana Krout', bestseller sipas 'New York Times'dhe fitues i shumë çmimeve, është po aq interesant dhe tërheqës, dhe me siguri që do ta mbajë gjallë vëmendjen e lexuesit deri në faqen e fundit. Pjesë nga libri: — Tashmë ju jeni një njësi e vetme. Keni përgjegjësi për njëri-tjetrin. Duhet ta mbroni njëri-tjetrin. Prandaj,nëse dikush, kushdo prej jush, na e thyen besimin... E Urta Kuin ndaloi sëfoluri dhefytyra i mori njëpamje serioze. Ajo i pa tëgjithë me radhë derisa sytë i mbetën tek Morigana. — ...atëherë të nëntë do të përjashtoheni nga Shoqëria e Mrekullit. Përgjithmonë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përplot me materiale poltësuese për të të mbajtur të zënë nëse edhe ty, sikurse mua, nuk të shkuan pushimet sipas planit. E kujt do t’i kishte shkuar ndërmend se letrat ngjitëse të shënimeve do të shërbenin për krijim logosh, krijim librash me imazhe lëvizëse e dedikime të bukura për tu ngjitur mbas shpinës së Markusit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Çfarë ngjyre donte të kishte kameleoni Leo? Ndërto mozaikët dhe dëfrehu duke mësuar ngjyrat. Me këtë libër ti do të mësosh duke u argëtuar. Ilushtrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Shtëpia është një vend i vecantë! Zbulo se ku banon secila nga kafshët, ndërto mozaikët dhë dëfrehu duke mësuar fjalët e reja. Ilustrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Sa kafshë jetojnë në fermë? Ndërto mozaikët, kënaqu duke numëruar. Vizato Fermën tonë dhe do mësosh shumë gjëra duke u argëtuar. Ilustrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ku është mamaja e Dinos së vogël? Ndërto mozaikët dhe argëtohu duke udhëtuar me të. Me Dinon do mësosh shumë gjëra. 5 puzzel me 6 pjesëza dhe ilustrimet të bëra nga Ronny Gazzola
Price: 500 Lekë
titleToAlt
E vërteta gjendet diku atje jashtë... Por, sa larg do të guxojë të kërcejë Xheku për ta gjetur? Alergjia e Xhekut ndaj dritës së diellit e detyron atë të mos dalë nga hija, e njëkohësisht të jetë i vetmuar dhe nën rrezikun e djegieve të rënda të lëkurës sa herë që përballet me dritën. Kapërcimi i hijeve mbi majat e çative në muzg e bën të ndihet i gjallë dhe i lirë. Por, gjendja e Xhekut papritur është bërë më keq se kurrë dhe vetëm babai i tij shkencëtar, që nuk dihet se ku ndodhet, mund ta shpëtojë. Ndërkohë që Xheku dhe mikesha e tij e re, Beti, nisin të rrëmojnë e hetojnë në të kaluarën e babait të tij për ndonjë gjurmë, as që u shkon nëpër mend se çfarë do të zbulojnë. Kudo shkojnë ndeshen me thashetheme tronditëse e sekrete të errëta. Xheku është trim kur rri mbi çati, por a mund ta gjejë ai guximin që të përballet me të vërtetën?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
PËRBINDËSHI i AKULLIT GJENDET NË ARKTIK! Kur Elsi, një jetime e pa strehë që endet nëpër rrugët e Londrës viktoriane, dëgjon për të mistershmin Përbindësh të Akullit - një mamuth leshator i gjetur në Polin e Veriut - ajo është e vendosur të mësojë më tepër... Shpejt Elsi gjendet ballë për ballë me krijesën dhe nis aventurën e jetës - nga Londra, përmes deteve të epërme e në zemër të Polit të Veriut! Heronjtë vijnë në forma dhe përmasa të ndryshme në aventurën më të madhe e më epike të David Walliams!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Pjesa e dytë e librit sensacional më të shitur të New York Times, Histori përpara gjumit për vajza rebele, i cili i frymëzon vajzat në mbarë botën për të ëndërruar më shumë, për të synuar më lart dhe për të luftuar më fort, është një përmbledhje krejtësisht e re me njëqind histori përpara gjumit, i cili kremton historitë e grave të jashtëzakonshme që nga Nefertiti te Beyonce, Rosalind Franklin dhe te J.K.Rowling. Mbretëresha dhe aktiviste, balerina dhe avokate, pirate dhe informaticiene, astronaute dhe shpikëse - një pranëvënie e mahnitshme që të lë një ndjesi emocionuese mundësish. Histori përpara gjumit për vajza rebele është kthyer me më shumë histori."- “Smart Grils” nga Amy Poehler "Lexime themelore për vajza, por dhe për djem; është e sigurt se fëmijët që e kanë lexuar këtë libër para gjumit do të shohin ëndrra të këndshme dhe frymëzuese."- Fiona Noble, The Guardian "Duket si libri i parë, por është bërë edhe më i mirë!"- Taylor Pittman, Huffington Post 'Libër kundër princeshave, që i mëson vajzat si të rebelohen."- Georgina Rannard, BBC News "Ky libër i mrekullueshëm tregon se vajzat mund të bëjnë gjithçka që duan."- Melinda Gates
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Udhëtimi në Botën Magjike vazhdon: Magjistari i fuqishëm i Territ, Gelert Grindelvaldi, u kap në Nju Jork, edhe me ndihmën e Njut Skamandërit. Por, besnik ndaj kërcënimeve të veta, Grindelvaldi arrin të arratiset. Ai nis të mbledhë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve nuk i njohin qëllimet e vërtëta të tij: dëshiron t'ua japë pushtetin magjistarëve gjakpastër dhe të nënshtrojë gjithë krijesat jomagjike. Ai që do t'i kundërvihet planit të çmendur të Grindelvaldit, është Albus Urtimori, i gatshëm të gjejë pasues midis ish studentëve të tij. Ai thërret për ndihmë Njutin dhe grupin e tij dhe e bind të jetë krah tij sërish, pavarësisht nga rreziqet. Tashmë frontet janë përcaktuar: dashuria dhe besnikëria do të vihen sërish në provë, pa kursyer miq dhe të afërm, në një botë magjike gjithmonë e më të ndarë. Kafshët Fantastike: Krimet e Grindelvaldit është skenari i dy të i një serie prej pesë filmash të shkruar nga J. K. RowIing-u,autorja e librave bestseller të Harry Potter-it. Ngjarjet ndodhin më 1927, disa muaj pas ngjarjeve te “Kafshët Fantasttke dhe ku mund te gjenden” dhe lëvizin nga Nju Jorku në Londër, në Paris dhe kthehen në Hogouorts. Kjo histori misteri dhe magjie do të zbulojë një kapitulli të ri dhe emocionues të Botës Magjike të J. K. RowIing-ut.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ai edhe po gëzohej që do të ikte nga ishulli, edhe po mërzitej që po ikte. Jeta që kishte bërë e kishte mësuar të jetonte egër dhe të mos trembej nga asgjë. Prandaj nuk kishte frikë. Gjithashtu kishte bërë një jetë që kish dashur në fakt gjithmonë ta bënte. Të ishte pranë detit të bukur e të kaltër. Por mendonte se kishte jetuar mjaft në vetmi.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Një ditë në kopsht të gjithë po tregonin për motra a vëllezërit e tyre, kurse Ameli nuk kishte as motër, as vëlla. Kishte "mbetur e fundit" në kopsht dhe kjo gjë e mërziste. Kështu, ajo nisi kërkimet për motrën a vëllanë e saj. Mjaftoi një "gënjeshtër e vogël" e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh... Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të bardha, që i thanë prindërit e saj, duke qenë se ata mendonin se Ameli ishte e vogël për ta kuptuar të vërtetën. 4 tregime gazmore, të frymëzuara nga 4 pyetje që çdo fëmijë ua bën prindërve të tij. Ilustrimet nga Geraldina Mehmeti.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Më quajnë Sharlota, jam dhjetë vjeçe dhe deri diku normale. Sidoqoftë jam shumë më normale se prindërit e mi dhe dy vëllezërit torollakë, kështu që nuk e kuptoj pse kohët e fundit pikërisht mua po më ndodhin kaq shumë gjëra të çuditshme. Në shkollë, për shembull, në tabelë më shfaqen në mënyrë të mistershme fjali të sikletshme, ndërsa ushqimi që më pëlqen më shumë, papritmas merr shijen e lakrës së Brukselit. Mos ndoshta e ka fajin fyelli indian, që më ka dhuruar mami? Në të vërtetë tani nuk kam aspak kohë të merrem me të. Dëshiroj kaq shumë të kem një kafshë shtëpiake vetëm për vete. Kam përgatitur madje edhe një plan për të arritur këtë qëllim. Por më prish punë ai palo fyell, që nuk resht së më ndjekuri kudo... Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t'u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!
Price: 700 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania