titleToAlt
Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative që zë fill me "Përralla shqiptare 100+1 natë", vijon me "Erotikoni e Satirikoni"dhe përmbyllet me "Fajin ma ka gjuha", që lexuesi e merr për herë të parë në duar. E vërteta është se të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç murid të këqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, ti, i dashur lexues, mund të provosh atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritsrjme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë dhe përplotërinë e vet. Virgjil Muçi.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"“ Do të më tregosh një përrallë?“ Këto fjalë thonë fëmijët anembanë botës, kur vjen koha e gjumit. Nuk ka rëndësi se në cilin vend jetojnë, as nëse përrallat që dinë dhe zakonisht dëgjojnë, janë plot zana apo princesha, zebra apo gjirafa. Kjo ndodh sepse përfytyrimi i fëmijës mund të kapërcejë lehtësisht çdo kufi, çdo mur dhe çdo ndryshim mes kulturave dhe racave, pasi kërkon vetëm më të rëndësishmen, atë që është thelbësore te përralla: magjinë! Ky libër përmban përralla nga e gjithë bota, mes tyre edhe një shqiptare. Këto janë rrëfenja tipike për folklorin e traditave të largëta mes tyre, por që përmbajnë të njëjtën magji. Këto rrëfenja janë të shkurtra, të këndshme dhe plot aventura. Me to fëmijët do të udhëtojnë në të gjithë botën dhe do të njohin personazhe të paharrueshme. Këto janë kallëzime të përkryera për të nanuritur fëmijët në gjumë, duke u dhuruar ëndrrat e ëmbla që meritojnë, natë pas nate."
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Të gjithë banorët e luginës së Muminëve janë të emocionuar ngaqë kanë marrë vesh se pranë tyre do të kalojë një kometë. Por ata alarmohen shumë kur mësojnë se ka mundësi që kometa të bjerë e të shkatërrojë gjithçka në luginën e tyre. Atëherë Mumintrolli së bashku me mikun e tij Snifin, vendosin të ngjiten te Observatori, që ndodhet tek Malet e Vetmuara, për të biseduar e marrë vesh më shumë nga profesorët që gjenden atje. Gjatë rrugës ata kalojnë aventura të shumta, të mrekullueshme, me shpella të fshehta, shtëpi të ngritura majë pemëve, e kështu me radhë. Por në fund gjithçka zgjidhet më së miri dhe dielli vazhdon të ndriçojë luginën e tyre njëlloj si më parë. “Tove Jansson është padyshim një nga shkrimtaret më të mëdhaja të letërsisë për fëmijë të të gjitha kohërave. Ajo ka aftësinë e rrallë të shkruajë libra që iu pëlqejnë fëmijëve, por që ke qejf t'i lexosh me ëndje të madhe dhe kur i ke kaluartë gjashtëdhjetat, si unë.” - Terry Pratchett “Një kryevepër... njëthesarqë duhet rizbuluar.” -Neil Gaiman
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo fëmijë do të gjejë historinë e vet, e cila do t'i rrëfejë se si të përballet me vështirësi, si t'i çojë përpara ëndrrat dhe të kapërcejë telashet që mund të hasë ndërsa rritet. Duke lexuar këto histori të mprehta dhe të gjalla, do të kuptoni fëmijët kinezë dhe botën e tyre të fantazisë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kopshti që do të gjeni në këtë libër, është i magjepsur. Hyni në të dhe zbuloni të fshehtat e zanave të luleve. Me historitë magjike dhe vizatimet elegante, natyra do t’ju shpaloset në krejt bukurinë e saj, me aroma dhe ngjyra të shndritshme, gati për të ndryshuar teksa stinët ndjekin njëra-tjetrën. Po ta lexoni librin më ëndje, do të përjetoni e do të ndjeni si të gjallë gjithçka të bukur e gati hyjnore që përjetoni e ndjeni në natyrë në çdo stinë. Provojeni, vogëlushe!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar ,me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se e dinte, por ja që kuptoi se gjërat s’ishin aspak ashtu siç e kishte menduar. Tove Jansson ,shkrimtarë finlandez, që shkruan në suedisht, duke qenë e pakicës suedeze që jeton në Finlandë. Në Finlandë ajo konsiderohet ‘monument kombëtar’. Fituese e çmimeve më të mëdha kushtuar letërsisë për fëmijë, Tove Jansson njihet në mbarë botën për librat e saj, sidomos për serinë e Muminëve, e cila konsiderohet sot pjesë e fondit të artë të letërsisë më të mirë botërore për fëmijë. .
Price: 700 Lekë
titleToAlt
I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe Xha Siksteni. Kjo gjë e trishtine mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh befas ai mori si dhuratë një mollë të artë dhe po ashtu gjeti një shishe të hedhur birre dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë pa se brenda saj diçka po lëvizte. Bëhej fjalë për një xhind të mbyllur në atë shishe. Sapo ja hoqi tapën, sakaq u gjend në një vend të largët e magjik, ku ishte mbret babai i tij i vërtetë, që ai e kishte pandehur të vdekur. Por ja që gëzimi i tij qëë takoj babanë nuk zgjati shumë sepse ai mori vesh se do t’i duhej të përmbushtë një mision mjaft të vështirë: të çlironte botën nga e keqja. Sidoqoftë, Mio ishte një djalë trim dhe me kurajo që s’kishte frikë të përballej me Kavaljerin e frikshëm Kato...
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja më e plotë në shqip e fabulave të La Fontenit!Me ilustrimet e mrekullueshme dhe me shqipërimin e përkryer, të mahnitin me dinamikën, freskinë, satirën dhe vërtetësinë që karakterizon veprën e fabulistit gjenial.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Nga koralet te balena, nga kolibri te shqiponja mbretërore, nga koala te elefanti; në këtë libër kallëzohet bukuria dhe shumëllojshmëria e botës së kafshëve të egra dhe atyre shtëpiake.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Përdorimi i hartave më të fundit me një informacion të hollësishëm e bëjnë këtë atlas një udhëzues të plotë për mësimin e gjeografisë. Hartat pasurohen me ilustrime plot ngjyra, të cilat plotësojnë më së miri informacionin e pasur që përcjell ky atlas.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Me një model trepërmasor në qendër, me ilustrimet dhe mënyrën e veçantë të ndërtimit, ky libër tepër i veçantë bën për vete çdokënd.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Mësoni të fshehtat e botës egjiptiane. Nisni një aventurë tripërmasore dhe zbuloni mumjen egjiptiane shtresë pas shtrese!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse dëshironi të mësoni sekretet e Merlinit, magjistarit të madh, dhe të përvetësoni Artin e Magjisë, atëherë ky libër do të ndriçojë udhën tuaj.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Mahnitëse janë historitë me piratë. Piratologjinë, me faktet nga bota reale e piratëve, thesaret që presin të zbulohen dhe surprizat pa fund, kërkon ta lexosh me një frymë.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Nisni aventurën në mrekullitë e botës antike. Mësoni për mitet dhe misteret e saj. A ekzistojnë ende hyjtë e gjithëfuqishëm, heronjtë e pamposhtur dhe bishat përrallore.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Udhëtoni në Egjiptin e Lashtë. Zbuloni piramidat madhështore dhe faraonët, faltoret e stolisura, thesaret prej ari dhe mumjet enigmatike.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Zhdërvjelltësoni mendjen me 150 Aktivitetet e Mia të Para.Libër interaktiv për moshën parashkollore.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë! nNë çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta.Para se t ju zërë gjumi, të përqafuar me mamin ose me babin, me gjyshen ose me gjyshin, do të dëgjoni, natë pas nate, 365 përralla, njëra më e bukur se tjetra.Lexim të këndshëm!
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Dy aventura fantastike tripërmasore me pop up, ku do të takoni pulëbardhën bukuroshe dhe rosakun Jon.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Dy aventura fantastike tripërmasore me pop up, ku do të takoni pulëbardhën bukuroshe dhe rosakun Jon.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Seria "Përrallëzat me katër Tinguj" ka përrallëzat më të bukura të shoqëruara me tinguj dhe muzikë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Seria "Përrallëzat me katër Tinguj" ka përrallëzat më të bukura të shoqëruara me tinguj dhe muzikë.
Price: 700 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania