Një mbrëmje, gjatë vizitës te psikologu, Antoni vë re një pacient të ri të pazakontë. I huaji duket i zbehtë dyllë, me sy të skuqur dhe bie një erë kutërbuese lagështire e kalbjeje. Për më tepër, ai shihet të vijë vetëm pasi ka rënë muzgu. Në mendjen e Antonit nuk ka vend për dyshime: pacienti i mistershëm është vampir! Po çfarë plani ka zoti Koreçjerrësi me këtë pacient? Antoni fillon hulumtimet. Në fund, ai, miku më i mirë i vampirit të vogël, duhet të zbulojë nëse doktor Koreçjerrësi është miqësor me vampirët apo jo.
Price:
500 Lekë