titleToAlt
Xhoi, dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë! Më e rëndësishmja e qytetit, një nga më të famshmet në botë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është edhe aq e lehtë, për më tepër me një drejtuese si Madamë Olenska. Megjithatë janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi me pasionin e tij të shfrenuar për kërcimin bashkëkohor; Xhonatani, i ardhuri më i ri, i turpshëm, por shumë i këndshëm.
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Në Akademi ka ardhur një mësuese e re për dansin e karakterit. Quhet Kaj dhe mësimet e saj janë apasionante. Gjysma e së keqes, sepse jashtë sallës së dansit Xhoi duhet të merret me tekat dhe tradhtitë e vogla të Ledës. Për fat, është Anjeza që di të të qëndrojë pranë edhe kur është larg; Xhonatani, i cili ndoshta po bën më shumë se ç'do bënte thjesht një mik; maestro Fantini, muzikanti i vjetër; dhe Demetra që di të stilojë tutu të mrekullueshme.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Madam Olenska lajmëroi që do të mungojë për disa muaj. Në vend rë saj ka ardhur një mësuese e re: Alicja Gimenez, dhe mësimet e baletit për Xhoin tani kanë marrë një shije të re. Mbi të gjitha, Lukasi e përballoi rastin e tij të madh: një provë për një pjesë në spektaklin e ri të Momiksave. Por, në Akademi, jo gjithçka shkon mirë dhe janë pikërisht problemet e Ajlës dhe pabesitë e Lailas.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Madamë Olenska njofton në klasën e Xhoit se do të fillojnë të kërcejnë me puantë, ndonëse ato janë të vogla dhe programi nuk ua lejon. Eshtë njëlloj si të rriten para kohe, diçka që nis t'i tmerrojë paksa vajzat. Ndërsa Xhonatani krijon koreografinë e tij të parë, madje provon xhelozitë e para të jetës së tij. Xhoi përballet me shumë dyshime të rëndësishme: A ka vërtet talent për kërcim? A do të bëhet vërtet balerinë? Nëse jo, ç'do të bëjë me jetën e saj?
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Ardhja e verës i sjell Xhoit një të papritur të këndshme. Ajo është pranuar në një kurs performance në Londër, bashkë me disa nxënës më të rritur se ajo. Por ka një problem: do të shkojë edhe Laila me të, nxënësja më e mirë e klasës. Ç'do të ndodhë? Xhoi dhe Laila zakonisht nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën: A do ta gjejnë gjuhën e përbashkët këtë herë? Në Londër, Xhoi do të takojë Xhonatanin, me të cilin ka pasur disa keqkup-time. A do të jenë gjerat mes tyre si më parë?
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Dileta është një nxënëse e re në Akademi. Ajo vjen nga një qytet i vogël e i largët. Familja e Xhoit e fton të jetojë në shtëpinë e tyre. Kështu, Xhoi ndihet gjithmonë e vëzhguar dhe është e detyruar ta përfshijë Diletën në çdo çast të jetës së saj, madje në çdo ngjarje. Si të mos mjaftonte kjo, Madamë Olenska është e pakënaqur nga e gjithë klasa dhe kjo gjë bën që të shpërthejnë mijëra dyshime te balerinat e reja.
Price: 300 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania