Eshtë kaq zbavitëse të zbulosh mijëra misteret e "përseve" të shkencës!
Me një numër të madh eksperimentesh, njëri më i lehtë se tjetri për t'u realizuar edhe në kushtet e shtëpisë, mund të zbuloni të fshehtat e ajrit, ujit dhe dritës, të fshehtat e lëvizjes dhe ekuilibrit të trupave, magnetizmit dhe elektricitetit, të fshehtat e kimisë dhe shqisave. Qoftë vetëm, qoftë në shoqërinë e shokëve dhe shoqeve, mund të luani dhe të krijoni efekte të jashtëzakonshme, gati-gati magji të vogla, por edhe të kuptoni, nga ana tjetër, se si funksionojnë ingranazhet, nëndetëset dhe çelësat. Faqe pas faqeje, eksperiment pas eksperimenti, do të hyni e do të depërtoni në botën fantastike të shkencës dhe do të bëni një udhëtim të paparë!
Price:
2000 Lekë