Letërsia është arti i fjalës. Ajo është tërësia e veprave artistike të shkruara nga autorët, por edhe të krijuara gojarisht, më herët, e që janë mbledhur dhe shkruar më vonë. Letërsia gojore, ose folklori popullor, nis që kur njerëzit nuk dinin shkrim dhe lexim. Ndodhitë apo tregimet e shkruara sot kanë qenë të rrëfyera e transmetuara gojarisht. Krijimtaria gojore e një populii, e trashëguar brez pas brezi dhe e përtëritur dhe pasuruar në varësi nga koha e vendi, përbën fondin e veçante që quhet letërsi gojore. Kjo krijimtari jep një pasqyrë afërsisht të sakte të jetës shpirtërore të një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, mitologjike, kanunore, ndërnjerëzore dhe morale.
Autorët e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten (nuk kishte shkrim) prandaj janë quajtur krijues anonim. Krijimtarinë gojore e përshkon optimizmi i çiltër, shpresa e madhe për të ardhmen, besimi tek fuqia e popullit për të kapërcyer të keqen, vuajtjen, roberinë etj. Krijuesit popullor kanë imagjinatë, besnikëri ndaj realitetit, vizion për të ardhmen.
Letërsia gojore është pjesë e jetës së popullit prandaj është e lidhur ngushtë me zakonin dhe besimet e tij. Në këtë letërsi hyjnë krijimet si: Legjendat, përrallat, gojdhënat, këngët, mitet, eposet, gjëegjëzat, anekdotat, ninullat, fjalët e urta etj.
Të gjitha këto u transmetoheshin brezave, në kuvende, në takime e biseda të iira, në shtëpi për fëmijët, në odat familjare, ndër miq e shokë.
Price:
400 Lekë