Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shënjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre. Gjuha është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, e kuptueshme, diku e hidhur e diku sarkastike, pa një simbolikë të nderlikuar abstraguese, ndërlikime e ndërthurje të subjekteve. Rrëfimi është i ngrohtë, fjala e zgjedhur godet në zemrën e femijes. Marrëdhëniet ndërtohen në funksion të moralit të fjalës së urtë, që është dhe qëllimi i fundmë i ndërtimit të fabulës. Ai vjen nëpërmjet lojës dhe sintetizimit të veprimeve për të trokitur drejt vetëdijes së qënies, larg moralizimeve të thata..."
Price:
600 Lekë