titleToAlt
Gjashtë përralla të mrekullueshme me pop up
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Gjashtë përralla të mrekullueshme me pop up Aladini është një i ri i varfër, i cili rekrutohet nga një magjistar nga Magrebi, i cili e mashtron duke thënë që është xhaxhai i tij dhe do ta ndihmojë me një punë që do ti sigurojë atij para dhe një jetesë më të mirë. Ama qëllimi i vërtetë i tij, është që të shtijë në dorë një llampë magjike të cilën vetëm Aladini mund ta aktivizojë. Aladini gjendet i mbyllur në shpellë dhe me ndihmën e xhindit të llambës i cili plotëson dëshira, ai kthehet në shtëpi tek e ëma. Më pas një tjetër xhind më i fuqishëm shfaqet që e ndihmon Aladinin të bëhet i pasur dhe të martohet me vajzën e Perandorit.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Gjashtë përralla të mrekullueshme me pop - up
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Gjashtë përralla të mrekullueshme me pop up
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Na ishte njëherë një rosak i shëmtuar, i cili, për shkak të pamjes së jashme, ndihej ndryshe nga të tjerët. Por koha kalonte dhe, një ditë pranvere, bukuria e tij i la pa mend kafshët e fermës... Dëshiron të dëgjosh si klithën kafshët e fermës nga habia? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh! Librat e koleksionit "Përralla-mozaikë me muzikë" përmbajnë gjashtë figura që formohen duke bashkuar pjesëzat e veçanta që gjenden brenda librit. Ndërtimi i këtyre figurave do të shkathtësojë duart e lexuesve të vegjël. Gjithashtu, koleksioni shoqërohet nga tinguj zbavitës që vogëlushët mund t'i dëgjojnë duke shtypur butonat përkatës, që gjenden të vendosur në anën e djathtë të librit. Në këtë mënyrë, përrallat e parapëlqyera të fëmijëve do të marrin jetë duke u bërë më zbavitëse për ta. Këta libra me përralla, që ndërthurin leximin, lojën dhe tingullin do të fitojnë zemrën e më të vegjëlve falë ilustrimeve, f igurave që do të formojnë dhe sidomos falë efekteve zanore, duke u dhuruar kështu orë të tëra zbavitjeje.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një stuhi e fuqishme ia prish shtëpizën iriqit të vogël. Sakaq, ai vihet në udhë për t'u strehuar te një mikeshë e tij. Rrugës has disa kafshë të tjera që dridhen nga të ftohtët. Ai u fal atyre teshat e tij të ngrohta. Por a do t'ia dalë mbanë vogëlushi ynë përmes stuhisë së fuqishme? Një libër i mrekullueshëm, ku teshat e iriqit të vogël janë të zbukuruara me një cohë të kadifenjtë të cilën gishtat e vegjël do ta prekin me shumë ëndje.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë! Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t’ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta! Para se t’ju zërë gjumi, të përqafuar me mamin ose me babin, me gjyshin ose me gjyshen do të dëgjoni natë pas nate, 365 përralla, njëra më e bukur se tjetra....Lexim të këndshëm!
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Nuse pashkës pikaloshe ia ka ënda të ndihmojë të tjerët. Ajo dëshiron t'i vijë në ndihmë një miku në nevojë. Por, a do t'ia dalë dot mbanë? Nga seria e përrallave: Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Guaskorja. breshka e detit, u kërkon miqve të saj të detit. që ta ndihmojnë të dalë në breg. Atyre u ndodhin disa gjëra tepër zbavitëse! Nga seria e Përrallëzave me Dritare si: Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Përbindësha shakatarë,me pamje nga më të çuditshmet të presin te këndi i lojërave.Hyr e zbuloji! Njëri pas tjetrit, lojëra tmerruese dhe krijesa të përbindshme të presin në kurthet e tyre nga më të çuditshmet. Edhe po hyre mos të të gënjejë mendja se mund të dalësh aq lehtë prej andej.
Price: 2000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania