Bazuar në aventurat e jetës reale të Laura Ingalls Ëilder, romani "Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh" është libri i parë në serinë e çmuar " Shtëpia e vogël ", që ka magjepsur breza të terë lexuesish. Libri na paraqet Laurën katërvjeçare, e cila jeton në një kasolle buzë pyjeve të medha të Uiskonsinit, së bashku me babanë, mamanë dhe motrat e saj, Meri e Kerri, si dhe me qenin e tyre të dashur, Xhekun. Jeta në pyll nuk është e lehtë për familjen Ingalls, pasi fëmijët duhet të rriten duke siguruar me forcat e tyre gjithë ushqimin dhe të përgatiten per t'u përballur me dimrin e ftohtë. Por ata ia dalin më së miri të përballojnë çdo situatë të vështirë që iu del përpara. Ata bëjnë mbjelljet e pranverës, mbledhin të korrat në vjeshtë, festojnë, si dhe bëjnë udhëtimin e tyre të parë në qytet. Cdo natë, në shtëpinë e tyre të vogël, të sigurt dhe të ngrohtë, tingujt e ngrohtë të violines së babait venë në gjumë Lauren dhe motrat e saj.
Price:
500 Lekë