titleToAlt
I shihni në foto se si janë hedhur? Ato të dyja janë Este dhe Kokoja, kurse ajo teta është teta Natasha, autorja e këtij libri. Teta Natasha, kur ishte sa Este, të themi të vërtetën nuk ishte aq çamarroke, por ama i pëlqente shumë të luante, por edhe të bënte ca rrëmujë. Ashtu si Kokoja me Esten, edhe ajo nuk e linte të qetë vëllanë e vogël: ia ngatërronte gjërat, ia rrëmbente çokollatat dhe ia lexonte fshehurazi ditarin. Ama, kur ishte sa ju, kishte një mace të bukur, të quajtur Bardha, së cilës i ndriçonte qimja nga pastërtia, sepse e lante çdo ditë. Vetëm se... ato gjërat, iiii e kuptoni vetë se për çfarë e kam fjalën... ato nuk i pastronte kurrë, por ia linte gjyshes. Ashtu si Este, teta Natasha pëlqente shumë baletin, por, ama, ashtu si Kokoja nuk e shijonte fare qumështin. E shihni sa shumë ngjan ajo me Esten dhe Kokonë? E po, prandaj dhe e ka shkruar këtë libër të bukur, sepse herë pas here, edhe tani që është e rritur, asaj i pëlqen shumë të jetë si ju fëmijët. Mos u çudisni nëse ndonjë ditë e shihni të ulur te karuseli, apo në shilarësin pranë teje. Përshëndeteni dhe pyeteni nëse do të ketë një tjetër libër të tretë për bëmat e Estes dhe të Kokosë. Bah, por ku i dihet....
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Çdo artist i madh ka pamjen e tij të veçantë. Por vetëm nje artist është aq i madh sa për të shpëtuar botën. Lexo aventurat e reja të jashtëzakonshme të Marti Pents nga karikaturisti fitues i shumë çmimeve, Mark Pents.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Mbretëresha Zemërkeqja është rikthyer në Mbretërinë Sekrete, ku nga libri i përrallave i Samarës ka çliruar gjashtë personazhe të këqinj! A do të munden Eli, Samëra dhe Jasmina ta kapin gjigandin e stërmadh dhe ta rikthejnë brenda në libër, para se ai të shkatërrojë të gjitha lulet e rrëshirëmblës që rriten në Pyllin e Luleve të Egra?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jasmina vizitojnë Pallatin e bukur të Njellmave, por tmerrohen kur zbulojnë se një shtrigë e keqe poi frikëson mjellmat. Mbretëreshë Zemërkeqja ka lëshuar një tjetër personazh të keq nga përrallat, në Mbretërinë Sekrete! Do të jenë në gjendje vajzat t'i shpëtojnë mjellmat dhe ta rikthejnë shtrigën brenda në libër?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jasmina po japin ndihmwn e tyre nw Pyllin e Arinjve tw Dwborws, kur njw pwrbindwsh i frikshwm nis tw vjedhw ushqimin e arinjve - duhet tw jetw ndonjw nga personazhet e kwqinj tw Mbretwreshw Zemwrkeqes! A do tw jenw nw gjendje vajzat ta kapin pwrbindwshin dhe ta rikthejnw nw libwr, apo tw gjitha kafshwt do tw vuajnw nga uria?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Është koha për shfaqjen e veçantë me fishekzjarre në Mbretërinë Sekrete, ku Eli, Samera dhe Jasmina mezi presin të shkojnë, mirëpo një magjistar i keq e ka rrëmbyer .Mbret Gazmorin! Vajzat duhet t'ia punojnë magjistarit dhe ta shpëtojnë mbretin, ndryshe toka magjike do të jetë në rrezik të paparë...
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Është gara vjetore e bukurveshjes në Mbretërinë Sekrete, ku edhe Eli, Samëra, Jasmina dheTriksi do të veshin nga një kostum! Mirëpo, kur të gjithë banorët e mbretërisë janë të veshur me kostume, a do të munden vajzat ta shohin personazhin tjetër të keq nga përrallat e Mbretëreshë Zemërkeqes - Ujkun e Madh të Keq -para se ai të hungërijë dhe ta rrënojë mbretërinë?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jamina po shkojnë në Shpellën e Xhevahireve, pasi që një dragua i tmerrshëm frymëzjarr po shkakton telashe. A do të munden vajzat, bashkë me miqtë e tyre – dragonjtë e ëndrave, të kapin personazhin e fundit të keë dhe ta shpëtojnë Mbretërinë Magjike?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
JU DOLEM BORXHIT! FËMIJËT ME TË KËQIJ BRENDA... Përgatituni për dhjetë histori sa të tmerrshme, aq edhe komike për fëmijët më të këqij në bote. Lexojini, se ndryshe do ta pësoni! Historitë e reja janë shkruar për t'i frikësuar dhe për t'i kënaqur lexuesit e vegjël: nga Barnabas Mburraveci me një kokë kaq të madhe, sa është gati t'i shpërthejë, te Tendi me shamatat e saj titanike... dhe kush do të kurorëzohet "Bullisti i Vitit"?Kjo përmbledhje me djem të tmerrshëm dhe vajza të mbrapshta vjen te ju nga bestselleri fenomenal numër një, David Walliams, dhe secila histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme e të lemerishme nga gjeniu artistik Tony Ross.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Asnjë nuk duhet ta marrë vesh për "Dyqanin e kafshëve magjike". Megjithatë Ida dhe dhelpra Rabata nuk e mbajnë dot gojën. Po sikur ta marrë vesh zonjusha Kornfild? Çoki nuk ka dëshire tjetër veçse të ketë nje kafshë magjike. Nuk i intereson asgjë tjetër: as pjesa teatrale që do të vihet në skenë, as alarmi i xanxareve dhe aq më pak këto gropat e çuditshme në kopshtin e shkollës... Aventura vazhdon...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Bashkohu me Andin dhe me Terrin ne shtepine e tyre ne peme qe tashme ka 26 kate ,13 prej te cilave jane te reja fringo ,ku kane dhe nje piste per gara makinash ,nje piste rreshqitese per patina ,nje arene luftimi me balte,nje dhome antigraviteti,nje dyqan akulloresh me 78 shitje te ndryshme ,te cilat sherbehen nga nje robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e Sketerresh-nje labirint kaq i koklavitur ,saqe kushdo qe ka hyre aty nuk ka dale dot me. Atehere...ç’pret? Ngjitu l
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej një eksplorues. Të shihte emrin e tij në listat e aventurierëve më të mëdhenj. Por duhet të ulej në tokë dhe të shihte Gjithçka rreth tij. Kur aeroplani papritmas rrëzohet duke rënë mespërmes kurorës së pemëve. Fredit nuk i mbetet zgjidhje tjetër. Ai bashkë me tre fëmijë të tjerë arrijnë t'i mbijetojnë aksidentit. Por xhungla është një vend i pafund dhe i egër. Pa shpresë shpëtimi. mundësitë për t'u kthyer në shtëpi duken tmerrësisht të pakta. POR ME SA DUKET, DIKUSH TJETËR KA QËNË ATY.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kukudhët 2019
Jeni gati per një aventurë? Vërtet? Në rregull! Imagjinoni sikur zgjoheni një mëngjes të bukur dhe të gjithë të rriturit janë zhdukur. Kjo i ndodh LUSI DANGSTONIT. Ajo është heroina e kësaj historie (por ajoende nuk e di) Ndërsa fëmijët sillen si të marrë, ajo gjen një plan për të zbuluar se çfare po ndodh. Më pas, një natë Lusi vë re katër krijesa të mistershme që vijnë vërdallë në dhomën e saj të gjumit. QELBËSI, BARKMADHI GRINDAVECI dhe GRYKËSI.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Novela e shkelqyer Agjencia ' Prindërore është një aventurë epike e përmbushjes së dëshirave për çdo fëmijë - dhe për fëmijën brenda gjithsëcilit prej nesh. "AH, TË KISHA PRINDËR MË TË MIRË!" tha Berri për të tretën herë. Dhe befas e gjithë dhoma nisi të lëkundej... Berri Beneti e ka zët që ta thërrasin Berri. Në fakt, është numri 2 në listen e gjërave që fajëson prindërit, bashkë me 1 "të qenët gjithmonë të mërzitur" dhe 3gjithnjë të lodhur". Po ka një botë ku prinderit nuk kanë fëmijë. Një zgjedhje kaq e madhe dhe e rëndësishme nuk mund t'i lihet rastësisë. Prandaj fëmijët lejohen t'i zgjedhin vetë prindërit. Për Berri Benetin ajo botë ështe si një ëndërr që bëhet realitet. Vetëm se del që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 150 Lekë
titleToAlt
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.
Price: 600 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania