Përfytyroni sikur vendi në të cilin jetoni nis të ndryshojë.
Përfytyroni si pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për disa njerëz, të cilët e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë më në të.
Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve. Kështu i ndodhi edhe Anës në Gjermaninë e vitit 1933.
Ishte vetëm nëntë vjeçe. E zënë me mësimet nuk kishte si të vinte re parullat politike, me në ballë fytyrën e vrazhdë e të rreptë të Adolf Hitlerit, njeriut që do të ndryshonte fatin e gjithë Evropës - duke filluar që nga fëmijëria e vet asaj.
Papritur, Ana e pa se gjërat po lëviznin aq shpejt sa nuk po arrinte t'i kuptonte. Një ditë babai i saj u zhduk nga shtëpia në mënyrë të pashpjegueshme. Pastaj, ajo dhe vëllai i saj, Maksi, bashkë me nënën e tyre, ikën nxitimthi dhe në fshehtësi të plotë - jashtë Gjermanisë, duke lënë pas gjithçka që kishin të shtrenjtë. Familja u ribashkua në një vend të huaj, për të nisur aventurën e refugjatit, vite të tëra në arrati duke kaluar nga një vend në tjetrin. Për Anën dhe Maksin, kjo do të thoshte se do të mësonin shumë gjëra të panjohura, dhe ç'është e vërteta, ndryshe nga ç'pritej, Ana po kënaqej shumë. Meraku i saj i vetëm ishte që familja të qëndronte e bashkuar.
Vetëm kështu mund t'i bënin ballë gjithçkaje. Por, nëse diçka do t'i ndante nga njëri-tjetri...
Price:
1000 Lekë