titleToAlt
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Tashmë çdo gjë mund të shitet.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një vajzë e vogël largohet fshehurazi nga shtëpia kur në jetë vjen vëllai i saj. Ajo është e sigurt se prindërit duan ta zëvendësojnë atë. Është vjeshtë dhe ajri ka nisur të ftohet. Megjithatë, vogëlushja vendos të fshihet tek një pemë e madhe lisi, ku mendon se do të qëndrojë përgjithnjë. Në pemën e lisit, ajo zbulon, që aty lart nuk është vetëm.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një himn për librat dhe leximin. Kjo histori i jep krahë fantazisë dhe nxit dashurinë për librat, që zgjat për gjithë jetën.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një mëngjes të bukur dhjetori, Bizu përfundoi drejt e në rrjetën e zemërakut Mangu: Darkë më të mirë festive nuk kishte! I mbështjellë përsosmërisht, siç vetëm merimangat dinë të paketojnë, i duhet të presë varur në një cep të rrjetës derisa të vijnë Krishtlindjet. Bizu ka vetëm 24 ditë kohë t'ia ndyshojë planet Mangut dhe po aq ditë t'ia bëjë kokën daulle...
Price: 850 Lekë
titleToAlt
Dnev ishte një vend ku çdo gjë bëhej së prapthi. Ndërsa të moshuarit shkonin në shkollë dhe fëmijët qeverisnin, mbërriti një konteshë tekanjoze që blinte gjithçka...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Billi është në telashe me një djalë në shkollë, që e ngacmon shumë... Për më tepër, përbindëshat e vegjël duan të shkojnë në shkollë bashkë me Billin. Ai nuk do. Por ndoshta, me këta përbindësha vërdallë, gjërat do të shkojnë më mirë sesa kujton Billi.
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Kudo që hidhte sytë, shihte veç ujë. Nuk ia kishte idenë se ku ishte. I vetëm lundronte në detin pa anë e pa fund. E shqetësonte mendimi se mos ndoshta nuk do të mund të gjente asnjë anije pas tri ditësh, por përsëri i jepte vetes shpresë. Çfarë do të ndodhë me Aleksandron dhe udhëtimin që i ndryshoi jetën?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
“Kur u ngrit në këmbë, babi kishte rrëzuar në kostumin e vet akulloret e Alcestit, që ky i kishte lënë në krahun e kolltukut (dy akullore me vanilje dhe dy me luleshtrydhe). Spektatorët bërtisnin: "Qetësi, ju atje!". Pastaj bërtitën edhe: "Ndizni dritat!". Pa u dëgjuan edhe shpërthime; ishte Xhefri që gjuante me revolverët e tij me kapsolla. Alcesti nga ana tjetër kërkonte sherifin që t'i kthenin akulloret. Zotëria me zë të trashë, në errësirë, po akuzonte babin që hante akulloret e fëmijëve. 0 sa u kënaqëm!” Shkëputur nga libri.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ana i adhuronte librat. Ajo lexonte gjatë gjithë ditës. Ajo lexonte sapo zgjohej nga gjumi, lexonte në mbrëmje para se të shkonte në shtrat për të fjetur. Ana lexonte edhe në shtrat. Kur mami ose babi hynin në dhomën e saj, ajo bënte sikur flinte. Por nuk flinte. Lexonte poshtë jorganit. Në libra ajo gjente qindra miq të rinj, por edhe ndonjë armik. Epo kjo dihet, se kështu e ka jeta. A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë? As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas. Ajo nisi një aksion shpëtimi.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Në botën e pyllit, një mbretëri xixëllonjash është gati për natën e xixëllimit. Mes mijëra xixash dhe xixushësh është Fani, një xixë që pret të bëhet xixëllojë. Krejt ndryshe nga sa e priste, nata e xixëllimit nuk ishte për të. Fani niset në një udhëtim plot aventura për të gjetur dritëzën e humbur, e teksa kërkon me këmbëngulje të ndryshojë jetën e saj, ndikon në jetën e të tjerëve dhe të një qyteti. Një përrallë për besimin në vete, këmbënguljen për të bërë realitet ëndrrat, pavarësisht sa ndryshe mund të jesh nga të tjerët. Është një përrallë e fuqisë së shpirtit, dritës brenda vetes dhe dashurisë për mjedisin.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Jeni në klasë të parë! Sapo keni mbaruar abetaren! Antologji e dedikuar për fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë! Tashmë mund të lexoni vetë librin tuaj! Praktikoni leximin dhe argëtohuni me historitë e bukura!
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve aventura magjike dhe argëtuese, i zbret shkalIët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa valixhen duket sikur e ka bosh dhe të Iehtë, por prej saj dalin Iloj-Iloj objektesh me forma të çuditshme. Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët. Ajo është e rreptë dhe e dashur, ndonjëherë edhe e vrazhdë, por njëherësh, e aftë të këshillojë të vegjël e të rritur. Kur mendon se e ka përmbyllur misionin e saj Iargohet pa asnjë Iajmërim, me ndryshimin e erës, ashtu sikundër edhe erdhi duke u mbajtur në çadrën e saj të bukur me dorezë në formën e krokodilit. Por lë pas një familje të Iumtur. Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë Iibra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Price: 950 Lekë
titleToAlt
Kolë Idromeno – Babai i pikturës realiste shqiptare, Spiro Xega - Piktor figurativo-romantik i temës kombëtare, Vangjel Zengo - Artist i shquar humanist, Andrea Kushi - Piktor realist i portretit dhe mësues i artit, Simon Rrota - Piktori realist ijetës shkodrane, Vangjush Mio - Piktori i peizazhit realist e impresionist, Odhise Paskali - Babai i skulpturës shqiptare, Dhimitër Cani - Skulptor portretist realist, Abdurrahim Buza - Piktor ekspresiv, Llazar Nikolla - Mjeshtër i gdhendjes së gurit, Zef Kolombi - Piktor akademik realist, Androniqi Zengo Antoniu - Pioniere e pikturës realiste shqiptare, Hasan Reçi - Piktor dhe aktor shprehës, Janaq Paço - Skulptor i shquar monumentalist, Sadik Kaceli - Piktor i poetikës realiste, Kristina Koljaka - Skulptorja e parë shqiptare e shekullit XX, Sofia Zengo Papadhimitri - Piktore e traditës dhe e portretit realist, Nexhmedin Zajmi - Piktor i traditës, Bukurosh Sejdini - Piktor i traditës, Foto Stamo - Piktor i traditës
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ky roman është magjepsës, tejet origjinal, i shkruar bukur, me fantazi dhe zbulime befasuese. Megjithëse voluminoz lexohet me një frymë, sepse aventurat e heroit të vockël janë prekëse dhe me imagjinatë. Tobi është një hero i vërtetë. Mbajeni mirë mend emrin e tij, sepse tashmë ai bën pjesë në panteonin e personazheve të mirënjohur aventurat e të cilëve mbërthejnë lexuesit e çdo moshe. Ky roman është përkthyer në 31 gjuhë. Në Francë është vlerësuar me disa çmime mes të cilëve veçojmë: - ÇMIMIN E MADH TË LETËRSISË IMAGJINARE - ÇMIMIN E MADH TË LEXUESIT - ÇMIMIN E BIBLIOTEKAVE. "Pasi të lexoni këtë libër, do t'i shihni pemët me një sy tjetër." - Figaro "Një hyrje brilante në letërsinë imagjinare" - Le Monde Tobic Lolnes e ka shtatin një milimeter e gjysmë. Prej shekujsh, bashkëkombësit e tij jetojnë në trojet e tyre ne një lis të lartë e të dendur. .., Për shkak se i ati i Tobit nuk pranoi të tregonte sekretin e një zbulimi të ri familja e tyre u internua dhe u burgos. Teksa rend mes degëve të lisit, duke u fshehur në të Çarat e lëvores, Tobi largohet sepse bashkëvendësit e tij po e ndjekin këmba-këmbës për ta kapur. Tobi ia del të shpëtojë. Por, per sa kohë? ILUSTRUAR NGA FRANÇOIS PLACE
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Sot në shkollë ndodhi diçka emocionuese. Berenike fon Bëdekeri krijoi grupin e vajzave të quajtur VAJZAT RREZATUESE. Aty bëjnë pjesë të gjitha vajzat e klasës, përveç meje dhe Shajenit, shoqes sime të ngushtë, kështu që ne u themi gjithnjë Delet acaruese. Por nuk e kemi aspak problem, pasi edhe ne kemi krijuar grupin tonë, LEPURUSHAT EGERSIRA. Duke qenë se dy veta janë shumë pak për një grup, kemi futur në të edhe Paulin bashkë me shtëpinë që ai ka në pemë. E sikur të mos na mjaftonin vetëm DELET ACARUESE tani duhet të merremi edhe me Rokerët. A thua do të na ndihmojë fyelli indian që kam për t'i hequr qafe? Apo do të na ndodhin edhe më shumë gjëra të çuditshme? Aventura e dytë e Sharlotë Petermanit, një ditar mëse gazmor për vajza!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
♣ Ti ke një ke një sekret. Ti gëzon një talent të veçantë. Ti e vendos se si do ta përdorësh dhe askush tjetër.♣ Morigana Krou mund të ketë shpëtuar nga mallkimi që e ndiqte, mund t'i ketë kaluar me sukses të katër sprovat, mund të jetë bërë pjesë e Shoqërisë së famshme të Mrëkullit, por rrugëtimi i saj sapo ka filluar...Banorët e qytetit magjik të Nevërmurit i kanë ende të gjalla në kujtesë mizoritë e shkaktuara nga i vetmi Mjeshtër tjetër Mrekulli që njohin, Ezra Skuolli. Ndaj, pa i dhënë asaj mundësi që ta shpërfaqë veten, ata mendojnë se talenti i saj në thirrjen dhe përdorimin e Mrekullit, e bën atë po aq të rrezikshme. Prandaj, kur disa nga banorët e qytetit fillojnë të zhduken në mënyrë të mistershme, nuk është për t'u habitur që Morigana është e dyshuara kryesore. Është detyrë e Moriganës dhe e shokëve të saj që t'iu provojë të kundërtën, përpara se ta dëbojnë përgjithmonë nga Shoqëria e Mrekullit, nga shtëpia e saj e vërtetë. Ky libër magjepsës dhe drithërues që pason 'Nevërmur - Sprovat e Morigana Krout', bestseller sipas 'New York Times'dhe fitues i shumë çmimeve, është po aq interesant dhe tërheqës, dhe me siguri që do ta mbajë gjallë vëmendjen e lexuesit deri në faqen e fundit. Pjesë nga libri: — Tashmë ju jeni një njësi e vetme. Keni përgjegjësi për njëri-tjetrin. Duhet ta mbroni njëri-tjetrin. Prandaj,nëse dikush, kushdo prej jush, na e thyen besimin... E Urta Kuin ndaloi sëfoluri dhefytyra i mori njëpamje serioze. Ajo i pa tëgjithë me radhë derisa sytë i mbetën tek Morigana. — ...atëherë të nëntë do të përjashtoheni nga Shoqëria e Mrekullit. Përgjithmonë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ai edhe po gëzohej që do të ikte nga ishulli, edhe po mërzitej që po ikte. Jeta që kishte bërë e kishte mësuar të jetonte egër dhe të mos trembej nga asgjë. Prandaj nuk kishte frikë. Gjithashtu kishte bërë një jetë që kish dashur në fakt gjithmonë ta bënte. Të ishte pranë detit të bukur e të kaltër. Por mendonte se kishte jetuar mjaft në vetmi.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Më quajnë Sharlota, jam dhjetë vjeçe dhe deri diku normale. Sidoqoftë jam shumë më normale se prindërit e mi dhe dy vëllezërit torollakë, kështu që nuk e kuptoj pse kohët e fundit pikërisht mua po më ndodhin kaq shumë gjëra të çuditshme. Në shkollë, për shembull, në tabelë më shfaqen në mënyrë të mistershme fjali të sikletshme, ndërsa ushqimi që më pëlqen më shumë, papritmas merr shijen e lakrës së Brukselit. Mos ndoshta e ka fajin fyelli indian, që më ka dhuruar mami? Në të vërtetë tani nuk kam aspak kohë të merrem me të. Dëshiroj kaq shumë të kem një kafshë shtëpiake vetëm për vete. Kam përgatitur madje edhe një plan për të arritur këtë qëllim. Por më prish punë ai palo fyell, që nuk resht së më ndjekuri kudo... Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t'u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve aventura magjike dhe argëtuese, i zbret shkalIët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa valixhen duket sikur e ka bosh dhe të Iehtë, por prej saj dalin Iloj-Iloj objektesh me forma të çuditshme. Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët. Ajo është e rreptë dhe e dashur, ndonjëherë edhe e vrazhdë, por njëherësh, e aftë të këshillojë të vegjël e të rritur. Kur mendon se e ka përmbyllur misionin e saj Iargohet pa asnjë Iajmërim, me ndryshimin e erës, ashtu sikundër edhe erdhi duke u mbajtur në çadrën e saj të bukur me dorezë në formën e krokodilit. Por lë pas një familje të Iumtur. Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë Iibra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Tre dragoj të vegjël mësojnë si të hanë shëndetshëm kur takojnë një Dragua kuzhinier me famë, i cili gatuan një supë me perime dhe me një përbërës magjik. Përrallë në vargje në shqip dhe anglisht shkruar nga Stela Gega- McConaghy dhe Matilda Vangjeli, e ilustruar nga Ledia Kostandini.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Nevërmur 2018
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania