titleToAlt
Pyetje - përgjigje - fakte - rekorde - veprimtari pyetësorë. Pamjet mahnitëse dhe shpjegimet e qarta u japin përgjigje të gjitha pyetjeve që bëjnë fëmijët rreth trupit të njeriut.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Eksploroni botën e mahnitshme të shkencës, nga atomet dhe molekulat, deri te qoshet e largëta të hapësirës kozmike.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Tashmë çdo gjë mund të shitet.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një vajzë e vogël largohet fshehurazi nga shtëpia kur në jetë vjen vëllai i saj. Ajo është e sigurt se prindërit duan ta zëvendësojnë atë. Është vjeshtë dhe ajri ka nisur të ftohet. Megjithatë, vogëlushja vendos të fshihet tek një pemë e madhe lisi, ku mendon se do të qëndrojë përgjithnjë. Në pemën e lisit, ajo zbulon, që aty lart nuk është vetëm.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një himn për librat dhe leximin. Kjo histori i jep krahë fantazisë dhe nxit dashurinë për librat, që zgjat për gjithë jetën.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Billi është në telashe me një djalë në shkollë, që e ngacmon shumë... Për më tepër, përbindëshat e vegjël duan të shkojnë në shkollë bashkë me Billin. Ai nuk do. Por ndoshta, me këta përbindësha vërdallë, gjërat do të shkojnë më mirë sesa kujton Billi.
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari Luan Rama që është dhe personazhi i gjyshit në këtë libër; e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë.
Price: 1380 Lekë
titleToAlt
Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative që zë fill me "Përralla shqiptare 100+1 natë", vijon me "Erotikoni e Satirikoni"dhe përmbyllet me "Fajin ma ka gjuha", që lexuesi e merr për herë të parë në duar. E vërteta është se të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç murid të këqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, ti, i dashur lexues, mund të provosh atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritsrjme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë dhe përplotërinë e vet. Virgjil Muçi.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Mirësevini në Ishullin e Lëmishtës Në këtë ishull të vogël banon një numër i madh njerëzish të rritur të tmerrshëm. Shkolla, parku, dyqani i lodrave dhe, madje, edhe makineta e akulloreve në këtë ishull drejtohen nga të rritur të shpifur: gjëja që u pëlqen atyre më shumë është t'ua nxijnë jetën fëmijëve. Personi më i neveritshëm nga të gjithë këta është pronarja e ishullit, teze Greta Kurnacja! Dikush duhet t'ua tregojë vendin atyre! Po kush mund të jetë aq guximtar?! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Vepra e saj" përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrën e tyre - ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia, ekonomia, shkenca, sporti e deri te forma të lloj-llojshme të aktivizmit. Qëllimi i këtij libri është që vepra e saj të kujtohet, përjetësohet dhe ndahet përgjithmonë me të tjerët. Personazhet e këtij vëllimi janë klasifikuar fillimisht sipas periudhës (1940-1979) kur kanë lindur ose kanë vepruar si pioniere të fushave të tyre. "Faleminderit që ke vendosur ta nisësh veprën tënde duke e kujtuar veprën e saj." Alketa
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Disa nga përrallat që gjenden në këtë përmbledhje janë Teshat e reja të perandorit, Thopërçi dhe trëndafili, Ushtari trim prej kallaji, Bariu i derrave, Holger Danezi, Baulja fluturuese, Klausi i Madh dhe Klausi i Vogël, Sirena e Vogël, Galloshet e fatit, Gishtëza, Shitësja e vogël e shkrepëseve, Princi i lig, Kopshti Parajsor, Rosaku i shëmtuar, Poshtë pemës së shelgut, Ibi dhe Kristina e vogël, Derri prej metali, Këpucët e kuqe, Princesha dhe bizelja, Dy vëllezërit, Mjellmat e egra, Pesë kokrra bizele të një bishtaje, Mbretëresha e Dëborës, E bija e mbretit të kënetës, Trëndafili më i bukur i botës, Familja e lumtur, Hënës ç'i panë sytë, Lulet e Idës së vogël, Vasha e Akullit, Gjyshja.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë bishtin dhe flokët e sirenës, perlat e pallatit të saj, mjekrën e butë të Mbretit të detit...Ai shërben për të mësuar dhe për të nxitur lojën imagjinare.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë sqepin me majucë të flamingos, pendët e buta, gjurmët prej rëre... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Tregime të moçme shqiptare”, është titulli i librit të Mitrush Kutelit, në të cili shkrimtari ritregoi baladat dhe rapsoditë popullore shqiptare. N ë këtë botim mund të lexoni: “Rozafati, E bija e hënës dhe e dielli, Besa e Kostandinit, Besa e Halil Garrisë, Gjergj Elez Alia, Kostandini i vogëlith, Ymer Agë Ulqim, Fuqia e Mujit, Muji dhe zanat, Orët e Mujit, Martesa e Halilit, Muji dhe Behuri, Vdekja e Omerit, Ajkuna qan Omerin dhe Omeri i Ri
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Ana i adhuronte librat. Ajo lexonte gjatë gjithë ditës. Ajo lexonte sapo zgjohej nga gjumi, lexonte në mbrëmje para se të shkonte në shtrat për të fjetur. Ana lexonte edhe në shtrat. Kur mami ose babi hynin në dhomën e saj, ajo bënte sikur flinte. Por nuk flinte. Lexonte poshtë jorganit. Në libra ajo gjente qindra miq të rinj, por edhe ndonjë armik. Epo kjo dihet, se kështu e ka jeta. A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë? As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas. Ajo nisi një aksion shpëtimi.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Mësoni për frutat dhe perimet me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
titleToAlt
"Ç’prisni, fëmijë! Ejani të nisim udhëtimin për të parë e për të zbuluar se çfarë fshehin kafshët në botën e tyre plot mistere. A e dini se në këtë botë ka ndërtues mjeshtërorë, si: bletët, milingonat, dhelprat, kastorët, arinjtë, oktapodët e sa e sa arkitektë të tjerë që i ndërtojnë shtëpitë e tyre të mahnitshme me një zotësi të tillë që edhe ne, njerëzit, ua kemi zili."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania