titleToAlt
Tregime të moçme shqiptare”, është titulli i librit të Mitrush Kutelit, në të cili shkrimtari ritregoi baladat dhe rapsoditë popullore shqiptare. N ë këtë botim mund të lexoni: “Rozafati, E bija e hënës dhe e dielli, Besa e Kostandinit, Besa e Halil Garrisë, Gjergj Elez Alia, Kostandini i vogëlith, Ymer Agë Ulqim, Fuqia e Mujit, Muji dhe zanat, Orët e Mujit, Martesa e Halilit, Muji dhe Behuri, Vdekja e Omerit, Ajkuna qan Omerin dhe Omeri i Ri
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje me përralla shqiptare te ndryshme, të sjella për lexuesin nga autori Virgjil Muçi. Ku ndër to do të lexoni: "Shporta, Djali, Sorra dhe...", "Dedalia dhe Katallani", "Qerosi", "Dhelpra cubele", "Petriti" etj...
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje me përralla shqiptare te ndryshme, të sjella për lexuesin nga autori Virgjil Muçi. Ku ndër to do të lexoni: "Lum kush ka durim", "Hyjria e detit", "Dy trimat", "Llallastanja", "Vajza dhe ujku" etj...
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Janë bileta që ju çojnë në fabrikën e çokollatave të Vili Vonkës, ku do të mahniteni duke shijuar karamele, sheqbar, manahunde, akullore të nxehta, bonbon etj. Këto të gjitha Çarli Buketi i gjeti. Lexoni dhe shijoni këtu, këto çudira të tjera prej çokollate e prej sheqeri në këtë libër “të ëmbël” të Roald Dahlit.
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të mësoni çdo gjë rreth shtrigave. Shtriga e përrallës na del gjithnjë veshur me pelerinë të zezë e me kapele, kaluar mbi një fshesë bishtgjatë kot- më-kot. Kurse ne këtu nuk po kallëzojmë përrallë, po kallëzojmë për SHTRIGAT E VËRTETA. Dhe për shtrigat e vërteta e para gjë që duhet të dini është kjo këtu - hapini veshët mirë e dëgjoni: SHTRIGAT E VËRTETA duken krejt si gra të zakonshme, vishen si ato, banojnë në shtëpi si gjithë bota e shkojnë në punë SI GJITHË GRATË E TJERA. Ja se pse është kaq vështirë t'i diktosh e t'i zbulosh.
Price: 690 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania