titleToAlt
Në librin me figura "Rreth Kafsheve", nga autori dhe ilustratori Kestutis Kasparavicius, që është i famshëm jo vetëm në Lituani por edhe ne botë, kafshët flasin gjuhën e njerëzve. Ato të gjitha kthehen ne personazhe të veçanta, të çuditshme dhe paksa qesharake. A e dinit qe jo vetëm fëmijëve, por edhe sendeve që jetojnë në shtëpinëe artistit, u pëlqen të dëgjojnë tregimet e krijuara nga Kestutis Kasparavicius? "Rreth Kafshëve" është një përmbledhje me tregime të shkurtra, ku do te takoni jo vetëm mace, qen, por edhe pelikanë, pinguinë, rosakë e shumë shokë të tjerë të Kestutis Kasparavicius. Do ta shikoni se edhe kafsha më e vogël dhe e avashtë si kërmilli, mund të jetë jo me pak e rëndësishme se nje ari i madh polar.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Këtu nuk gjen vetëm breshkën dhe lepurin, karkalecin dhe milingonën, po shumë krijesa te mrekullueshme, qe i kanë zbavitur dhe këshilluar njerëzit për mijëra vjet. Ezopi rrëfimtar jetoi ne Greqinë e lashtë, larg nesh në kohë dhe hapësirë, po fabulat e tij të shkurtra e të mençura kanë po aq kuptim per ne sot sa kishin edhe kur ai i tregoi kohë më parë...
Price: 620 Lekë
titleToAlt
iMeles Trimi dhe Ediku janë dy shokë që punojnë së bashku. Ata banojnë në një qytet nëntokësor dhe e quajnë veten "zgjidhës problemesh". Ndërsa i kalojnë ditët duke pritur që t'u vijë ndonjë punë, ndodh një histori nga ato që dëshirojnë ata. Trokasin në derën e tyre dhe u kërkojnë ndihmë. Të dy bien në gjurmët e një misteri, që zgjatet deri në krijimin e këtij qyteti nëntokësor. Janë vjedhur pesë vezë të arta gjarpri; kjo ngjarje i hedh të dy djemtë në aventura të tjera plot me të papritura.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Dymbëdhjetëvjeçari Ran Eltanin, ndërsa vazhdon të banojë në Venecia dhe të ndjekë njërën nga shkollat më të vjetra në Evropë, e ka të pamundur të mos vrapojë drejt historisë dhe mistereve, ndryshe nga motra e tij binjake Lusinë. Gjatë një zbulimi që bëri në shkollë, gjeti një fletore të kuqe dhe një papirus misterioz, ku ishte vizatuar një piramidë. Po atë ditë, motër e vëlla, mësojnë se prindërit e tyre, të dy arkeologë, kishin humbur në shkretëtirën e Rab al-Khalit dhe për këtë arsye janë të detyruar të shkojnë në Stamboll pranë kapiten Barnekasit, të cilit as emrin nuk ia kishin dëgjuar. Ata nuk dinë asgjë, por në një udhëtim që fillon në hotelin Pera Palas dhe zgjat deri tek eksploratori Marko Polo, do t'i presin misteret më të mëdha të historisë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Këtu gjenden disa nga përrallat më të bukura të të gjitha kohërave. Tituj të njohur, si "Sirena e Vogël", janë përralla mbi vlerat që kanë ende rëndësi për ne sot, si familja dhe besnikëria, miqësia dhe kuraja, të shkuarit mirë në shoqëri dhe realizimi i ëndrrave. Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t'i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
Price: 620 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të Bukura! Këtu gjenden disa nga përrallat më të bukura të të gjitha kohërave. Tituj të njohur, si "BORËBARDHA", janë përralla mbi vlerat që kanë ende rëndësi për ne sot, si familja dhe besnikëria, miqësia dhe kuraja, të shkuarit mirë në shoqëri dhe realizimi i ëndrrave. Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t'i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
Price: 620 Lekë
titleToAlt
"Ka pasur bota heronj legjendarë, Çdo fletë historie një të tillë mban, Po asnjë nuk krahasohet nga fama, Me emrin e madh të zotit Zhaban." Kur Urithi arratiset larg mërzisë së pastrimit pranveror dhe nis një jetë të re në Breg të Lumit me mikun e tij, Miun e Ujit, as që e ka idenë për aventurat që e presin. Dhe aventurat më të madhërishme nga të gjitha kanë lidhje me mendjemadhin dhe famëdashësin Zhaban, i cili hidhet në përvoja të dalldisura e më pas bie në burg, viktimë e dashurisë për makinat e shpejta. Për miqtë e tij është një luftë e vërtetë përpjekja për ta mësuar Zhabanin të vërë sadopak mend në kokë. Ky rrëfim i Keneth Grehëmit për jetën në natyrë ka magjepsur breza të tërë fëmijësh e të rriturish qysh kur u botua për herw të parë në vitin 1908.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
VETËM ZJARRI MUND TA SHPËTOJË KLANIN TONË Për breza të tërë,katër Klane macesh kanë ndarë bashkë të njëjtin pyll. Por, Klani i Bubullimës është në rrezik të madh, teksa Klani i Hijes forcohet çdo ditë e më shumë. Në mes të kësaj trazire, shfaqet një maçok shtëpie i quajtur Ndryshkamani... i cili mund të rezultojë të jetë luftëtari më i guximshëm nga të gjithë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Zombit po zhduken. Kjo mund të duket gjë e mirë, pasi zombit ta hanë trurin, por djali normal Xhek Salivan ka dyshimet e tij. Ai dëgjon vazhdimisht një zhurmë si vikatje të frikshme që duket sikur i thërret zombit. Po për ku dhe për çfarë qëllimi (me shumë gjasë) të errët? Xheku, tre shokët e tij (ndoshta të vetmit njerëz në Tokë) dhe përbindëshi i tyre i zbutur Rovër duhet t’ia gjejnë fillin kësaj pune. A do të munden Xheku dhe miqtë e tij ta zbulojnë përse zombit po zhduken... përpara se t’u vijë radha edhe vetë atyre?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një luan i përzënë nga tufa e tij. Një elefant që mund ti lexojë kockat të vdekurve. Një babun që ngre krye ndaj fatit të vet. Për breza me radhë kafshët e rrafshinave të Afrikës janë sunduar nga një kod i pandryshueshëm: vrit vetëm për të mbijetuar. Por ekuilibri i brishtë midis grabitqarëve dhe preve tani qëndron në dorë të këtyre tre heronjve të pazakontë... “Personazhe të thellë, një fabul e larmishme, mitologji e pasur dhe një peizazh që të lë pa frymë. I egër dhe i mrekullueshëm.” - Kirkus Reviews
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Që kur Apokalipsi i Përbindëshave ka pllakosur qytetin, trembëdhjetëvjeçari Xhek Salivan ka jetuar në një shtëpi mbi pemë, të cilën e ka armatosur dri në dhëmbë, për të mos përmendur videolojrat dhe rezervat e pafund me biskota Oreo, TË MARRA NGA DYQANET E BRAKTISURA. Po Xheku nuk mund t’ua dalë dot i vetëm hordhive me Zombi, djaj me krahë e kacavjerrëse të gjalla. Prandaj ngre një skuadër me: shokun e tij të ngushtë Kuint, Dërkun, Rovërin dhe Xhunin. A do të arrijë Xheku me ndihmën e tyre të mposhtë krijesat apokaliptike dhe të mos jetë më një djalë i zakonshëm?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Hestia, perëndesha e ëmbël e vatrës, e dashuron gatimin, por është tepër e ndrojtur për të ndarë këtë pasion me nxënësit e tjerë. Sallata e saj e famshme jambrozia është nga më të preferuarat në AMO, por askush se ka indenë se e kujt është receta. Kur i duhet të zgjedhë një simbol, që përfaqësonë më së miri veten për konkursin Shërbimi ndaj Racës Njerëzore, shoqja e saj e klasës qesh me zgjedhjen e saj të parë të një ene gatimi të zakonshme. Pas sikletit fillestar, Hestia vendos të thyejë guaskën dhe të mos jetë kaq e padukshme për këdo rreth e rrotull në AMO. Me ndihmën e Famës dhe një djali me bisht hardhuce me emrin Aska. Ajo nis të kuptojë se ka shumë për t‘u ofruar të tjerëve.Por a do të mundet të tregojë më të mirën e vetvetes përpos gjithçkaje.
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Amfitrita dymbëdhjetvjeçare është një vajzë sirenë që dëshiron vetëm të shohë botën , po ka një problem të vogël. Ndryshe nga motra e saj binjake ,Tetisi ,dhe praktikisht nga çdo njeri sirenë tjetër , Amfitrita nuk mund ta ndryshojë akoma formën e vet për të ecur në tokë- dhe ndihet e zënë në grackë nga bishti i saj . Po kur Tetisi ftohet nga Poseidoni për t’iu bashkuar ekipit të tij në Lojërat e Tempullit Amo-së, Amfitrita zë tinëz vendin e së motrës. Ajo që fillon si argëtim dhe lojëra kthehet në telash kur gjigantët prishin garën. A mundet Amfitrita ta ruaje sekretin dhe ta çojë ekipin e vet drejt fitores ?
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Ndonëse skllavi grek Ezop, u ekzekutua mbi 2000 vjet më parë, fabulat e tij ushtrojnë ende një ndikim të fuqishëm te lexuesit e të gjitha moshave. Ato bëhen mjaft të njohura për fëmijët përpara se këta të mësojnë të shkruajnë e lexojnë dhe formojnë një pjesë të qenësishme të edukimit tonë moral, ndërkohë që shprehjet e tyre kanë hyrë në fjalorin tonë të përditshëm bashkëbisedues. Shprehje të tilla si "ujku, ujku!", "qeni në grazhd" apo "rrush të papjekur" janë kthyer në shprehje simbolike për sjellje të tilla si pamençuria, padrejtësia apo gjendja e mjerueshme morale. Si lexues, ne mund të mësojmë nga bëmat e dhelprës dinake, ujkut e gomarit budalla, por Ezopi kërkonte, gjithashtu, të nxirrte në pah pashpirtësinë dhe kotësinë e njerëzimit dhe kësaj ia del mbanë me zgjuarsi, qartësi dhe urtësi. Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një "tryezë morale" që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
NJE BANDE E MREKULLUESHME! I jashtëligjshmi trim dhe sypatrembur, Robin Hud dhe banda e tij me djelmoshat e mrekullueshëm enden nëpër pyllin e Shervudit, duke u vjedhur të pasurve e ndihmuar të varferit. Të veshur me rroba në ngjyrë jeshile linkolni, ata i dredhojnë e i shmangen Sherifit të Notingamit, i cili është i vendosur për t'i kapur. Bashkohuni me ta në aventurat e tyre ngacmuese e të guximshme teksa ia hedhin Sherifit e tërheqin pas vetes miq të rinj. Bëmat e tyre të çuditshme kanë rrëqethur e kënaqur lexuesit e rinj prej shekujsh.
Price: 620 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e mrekullueshme, tërheqëse historish Krishtlindjeje, që do të magjepsë dhe mbushë me gëzim lexuesit e rinj. Këto janë histori që të ngrohin zemrën për guximin dhe premtimin, humorin dhe fantazinë, për dashurinë familjare dhe besnikërinë. Plot me skena të paharrueshme dhe personazhe të mrekullueshme, këto histori madhështore janë mbresëlënëse si rrëfenja përpara gjumit në një kohë të veçantë të vitit!
Price: 620 Lekë
titleToAlt
Familja ka një numër të madh fëmijësh, po jo para të mjaftueshme për t'u kujdesur për të gjithë. Ndaj Rebeka duhet të largohet nga ferma e dashur Sanibruk për të jetuar me dy teto, të cilat thuajse nuk i njeh fare. Tetot kujtonin se e njihnin natyrën e Rebekës. Në fakt, ato kishin dëshiruar të merrnin motrën e saj më të madhe. Rebeka ka kurajë, zgjuarsi dhe një hijeshi krejt të veçantë, të gjitha këto do t'i nevojiten, madje shumë. Vajza fiton zemrat e të gjithëve që e njohin. Kjo është një ndër historitë më të pëlqyera nga fëmijët e tërë kohërave.
Price: 620 Lekë
titleToAlt
Oliver Tuisti është një djalë jetim dhe i varfër, të cilin e trajtojnë egërsisht në një strehë vorfnore. Pa asnjë kacidhe dhe i uritur, ky merr rrugën për Londër, po bëhet viktimë, duke rënë nën kthetrat e një bande grabitësish e xhepavjedhësish, që kryesohej nga krimineli Fexhin. Pas miqësimit me një zotëri bujar, në kohën kur burri bie pre e vidhet nga banda, Oliveri mëson, më në fund, të vërtetën se cila është origjina e vet: fiton një shtëpi, një trashëgimi dhe një familje!
Price: 620 Lekë
titleToAlt
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund t'i bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre. Nga ana tjetër, fantazitë e aventurierit francez në këtë udhëtim, më interesantin e kohërave të lashta dhe atyre moderne, nuk janë në gjendje të frenojnë shpirtin praktik e shkencor të dy shoqëruesve të tij amerikanë, i cili shpaloset edhe në ato lloj lartësish të pakrahasueshme. Nikoli dhe Barbikani kryejnë këqyrje nga më interesantet në lidhje me temperaturën e hapësirës ndërplanetare, gravitacionin dhe efektet e mungesës së peshës. Por ata konstatojnë, gjithashtu, se kursi i tyre i udhëtimit ka devijuar për shkak të takimit me atë trupin qiellor endacak; dhe se do ta humbasin mundësinë e takimit me Hënën...
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Eduard Tudori dhe Tom Kanti kanë të njëjtën moshë dhe të njëjtat tipare, vetëm se njëri prej tyre është djali i një të vobekti, ndërsa tjetri është trashëgimtari i fronit mbretëror të Anglisë. Kur rastësia bën që dy djemtë të takohen, ata, për t'u zbavitur, vendosin të ndërrojnë teshat. Po befas fati e hedh secilin prej tyre në botën e tjetrit. Tomi mëson si është jeta në rolin e trashëgimtarit të dashur nga të gjithë, ndërsa Princi mëson se çfarë duhet të durojnë lypsët. Kjo fabul e mrekullueshme e Mark Tueinit ka magjepsur lexuesit e vegjël për më shumë se njëqind vjet!
Price: 620 Lekë
titleToAlt
Jeta e një kali mund të jetë e mbushur me dashuri dhe përkujdesje. Por ajo mund të ketë edhe plot poshtërsi e mizori. Bukuroshi i Zi i përjeton të dyja këto anë në rrëfimin klasik të Ana Suellit. Treguar nga këndvështrimi i një kali, historia e Bukuroshit të Zi krijon në zemrën dhe mendjen tuaj figurën e një kafshe të ndjeshme, e cila kërkon dashuri dhe mirëkuptim. Nga ditët e lumtura, kur mëzi i vogël hidhej e luante me nënën e vet, Dukeshën, deri në vitet e vështira si kalë i një karroce taksi në qytet dhe, më në fund, në qetësinë e gjetur në moshë të thyer, jeta e Bukuroshit të Zi na tregon se edhe kuajt kanë ndjenja, madje ndonjëherë kuptojnë gjëra, që njerëzit as nuk i çojnë në mendje.
Price: 620 Lekë
titleToAlt
I mërzitur e i vetmuar, djali i një milioneri gjendet në një udhëtim nëpër oqean. Duke u lëvduar e mburrur para pasagjerëve të tjerë, befas bie në ujë. Shpëtohet nga një barkë e vogël peshkimi, ku paratë e tij nuk kanë vlerë dhe përtesës nuk i njihet emri. Harvi duhet të punojë përkrah të tjerëve, në zanatin e tyre të rrezikshëm, për të fituar bukën e gojës. Ai njihet me një mënyrë jetese, ku paratë nuk blejnë gjithçka dhe vlera e njeriut qëndron në punën që ai bën dhe jo në pasurinë që zotëron. Mësimi, zbulimet, rreziqet, të tëra këto kontribuojnë në shndërrimin e tij nga njomëzak në burrë.
Price: 620 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania