I shihni në foto se si janë hedhur? Ato të dyja janë Este dhe Kokoja, kurse ajo teta është teta Natasha, autorja e këtij libri.
Teta Natasha, kur ishte sa Este, të themi të vërtetën nuk ishte aq çamarroke, por ama i pëlqente shumë të luante, por edhe të bënte ca rrëmujë.
Ashtu si Kokoja me Esten, edhe ajo nuk e linte të qetë vëllanë e vogël: ia ngatërronte gjërat, ia rrëmbente çokollatat dhe ia lexonte fshehurazi ditarin.
Ama, kur ishte sa ju, kishte një mace të bukur, të quajtur Bardha, së cilës i ndriçonte qimja nga pastërtia, sepse e lante çdo ditë. Vetëm se... ato gjërat, iiii e kuptoni vetë se për çfarë e kam fjalën... ato nuk i pastronte kurrë, por ia linte gjyshes.
Ashtu si Este, teta Natasha pëlqente shumë baletin, por, ama, ashtu si Kokoja nuk e shijonte fare qumështin.
E shihni sa shumë ngjan ajo me Esten dhe Kokonë? E po, prandaj dhe e ka shkruar këtë libër të bukur, sepse herë pas here, edhe tani që është e rritur, asaj i pëlqen shumë të jetë si ju fëmijët.
Mos u çudisni nëse ndonjë ditë e shihni të ulur te karuseli, apo në shilarësin pranë teje. Përshëndeteni dhe pyeteni nëse do të ketë një tjetër libër të tretë për bëmat e Estes dhe të Kokosë.
Bah, por ku i dihet....
Price:
500 Lekë