titleToAlt
Emi vdes për makina dhe ëndërron të bëhet shofere. Epo, një furgon Ford Transit. I cili mund të tingëllojë çuditshëm. Ju duhet të lexoni këtë libër për të kuptuar pse. Por Amy kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë atë ajo ëndërron më shumë: Të ngasë makinën. Deri tani...
Price: 1300 monedha
titleToAlt
I dashur ditar! çfarë ka më magjike se krishtlindja e bardhë? Sidomos kur pushimet i kalon në Covery Hill!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
I dashur ditar, Gjithçka filloi me një derë që nuk u mbyll mirë. Kështu ia behu Balzaku në klasën tonë, për lumturinë tonë më të madhe (Ose pothuajse). Kush është Balzaku? Surprizë!
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Mirësevini në Ishullin e Lëmishtës Në këtë ishull të vogël banon një numër i madh njerëzish të rritur të tmerrshëm. Shkolla, parku, dyqani i lodrave dhe, madje, edhe makineta e akulloreve në këtë ishull drejtohen nga të rritur të shpifur: gjëja që u pëlqen atyre më shumë është t'ua nxijnë jetën fëmijëve. Personi më i neveritshëm nga të gjithë këta është pronarja e ishullit, teze Greta Kurnacja! Dikush duhet t'ua tregojë vendin atyre! Po kush mund të jetë aq guximtar?! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Cdo artist i madh shikon gjëra. Por vetëm një artist e kupton kur bota është në rrezik. Si do mundet Marti të ndalojë Sajmonin para se ai të magjepsë gjithë planetin? Zbulojeni këtë në librin e tretë të serisë Marti Pents nga karikaturisti fitues i disa cmimeve, Mark Parisi.
Price: 790 Lekë
titleToAlt
Aty ku gjithkush sheh plehra e xhingla-mingla, Rozi Revere merr frymëzim. Në mbrëmje, e vetme në dhomën e saj të gjumit, e drojtura Rozi ndërton lloj-lloj pajisjesh duke bashkuar hekurishte. Makineri hotdogësh, pantallona heliumi djathkapela piton-trembëse: Robotët e Rozit do të mahnitnin këdo që do t'i shihte. Nga frika e dështimit, ajo i fshihte poshtë krevatit. Në një ditë fatmirë teze bablokja erdhi për vizitë dhe i tregoj se dështimi i parë nuk duhej pasur frikë, por duhej festuar. Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit "Igli Pek, arkitekt", krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kaili Kilei ka dy vwllezwr mw të mëdhenj; njëri është i pari në sporte dhe tjetri gjeni në mësime. Ndaj është e vështirë të fitosh një garë, kur je duke luajtur me ta. Por në lojërat e tavolinës të gjithë mund të kenë fat për të fituar... mjafton një hedhje e mirë e zareve, tërheqja e letrës me fat dhe disa marifete. Kur Kaili merr vesh se krijuesi më i famshëm i lojërave në botë ka projektuar bibliotekën e re në qytet dhe në hapjen e saj do të zhvillojë një Iojë në të cilën pjesëmarrësit do të kyçen në bibliotekë, ai është i vendosur të marrë pjesë. Por ai nuk ka kuptuar se marrja pjesë është veçse pjesa më e lehtë. Dalja prej bibliotekes kërkon më shumë sesa thjesht fat në hedhjen e zareve, një leter të mirë dhe ca marifete... Rreziku për të humbur është vërtet i madh.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur një gënjeshtër e vogël e bardhë të çon drejt një mali me telashe... Koli është i çuditshmi i shkollës: fëmijët e tjerë kanë pajisjet dhe atletet më të fundit, kurse familja e tij mezi e shtyn fundin e muajit. Kjo deri në ditën që njëra prej pikturave të tij zbulohet si treguese talenti dhe shitet për mijëra paund, në një galeri të fisme arti në Londër. Papritur, Koli e gjen veten në qendër të vëmendjes së botës ndërkombëtare të artit, si personazh kryesor drejtpërsëdrejti në televizor, me një pasuri që shkon përtej ëndrrave të tij më të shfrenuara, i lëvduar si djalë gjeni. Ishte MREKULLI të qenit i famshëm... por Koli ruan një sekret të turpshëm që, nëse del në shesh, mund ta shkatërrojë çdo gjë rreth tij... Një histori fame dhe pasurie, të bërit të gabimeve dhe të mësuarit si të jesh vetvetja.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mjeshtër Buçima: më i rrezikshëm se zonjusha Bulstronk, më tinëzar se zoti Ellemet. "Fëmijët nuk hyjnë në punë për asgjë. Ngathalaqë të ngratë. Të padobishëm. A ke parë ndonjëherë ndonjë fëmijë të shpallet kampion bote? Nuk ma merr mendja. Dhe, a e dini pse? Sepse nuk bëjnë më të mirën. Vë bast se edhe një lopë shtrembaluqe, nëse dëshiron, mund të bëhet kampione noti. Dhe tani, hopa, shpejt në ujë!" Lefi, sipas të atit, kishte një talent hyjnor në not, ndaj duhej të stërvitej nga legjendari Boris Buçima. Të gjithë mendojnë se ai është i mrekullueshëm, ngaqë është i pashëm dhe kujdeset për fokat e gjora. Por, Lefi di diçka më tepër: Buçima është mjeshtri më i tmerrshëm në botë. Dhe ja, Lefi zbulon një të fshehtë të frikshme... Buçima ka rrëmbyer një fëmijë. Bashkë me fqinjën e tij, Litën, hidhen në veprim. A do të munden ata t'ia çjerrin maskën mjeshtrit të tmerrshëm?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pashë ushtarët me uniforma gri para nesh që ngritën armët dhe dëgjova uturimën vdekjeprurëse të një mitralozi... Në rrokopujën vdekjeprurëse të Luftës së Parë Botërore një kalë përjeton realitetin e betejës nga të dyja anët e llogoreve. Xhoi na tregon për mbijetesën e miqësive të vërteta edhe në kohërat më të tmerrshme. Ai na njeh me vrazhdëinë e luftës dhe me bukurinë e paqes. Kjo është historia e tij. Nga ish-laureati i letërsisë për fëmijë, Michael Morpurgo, vjen kjo histori legjendare e luftës, e miqësisë dhe e besnikërisë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ka njerëz që grabisin banka sepse janë të babëzitur. Ka të tjerë që shijojnë adrenalinën. Unë? Unë grabita një bankë për shkak të ndjenjës së fajit. Më saktë: ndjenjës së fajit dhe një qiriu aromatik nepalez. Kur pesëmbëdhjetëvjeçari Dilan djeg shtëpinë e vajzës që do të bëjë për vete, mendon se vetëm një gjest i madh mund ta kompensojë këtë gjë: grabitja e bankës. Një punë e padëshiruar të shtunave, një motër e madhe që nuk rri pa futur hundët dhe një detyrë e papërfunduar historie qëndrojnë mes Dilanit dhe grabitjes së shekullit. Vërtet, sa keq mund të shkojnë gjërat?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Kam kaluar shumë kohë duke fshehur një pjesë të mirë timen. Është shumë e vështirë të tregosh ato anë të vetes që të bëjnë të mos ndihesh mirë.” Tali është autike. Por e fsheh këtë me sa mundet. Ajo e di se sa bezdisen prej kësaj njerëzit që e rrethojnë - ata nuk e kuptojnë autizmin. Ata nuk e kuptojnë atë. Me fshehjen e autizmit,Tali është duke fshehur veten e saj të vërtetë. Por kur kjo vetvete është e fortë dhe e mrekullueshme, nuk mund të fshihet përgjithmonë. Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri "A më shikoni mua?"'është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës I saj me autoren e famshme Rebecca Westcott. Ky libër do t'jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Ju lutem, mos e hapni”, shkruhej në pakon misterioze që mori Nemo. Atëherë Nemo e hapi... UPS! Kur Nemo hapi pakon e rrallë, ndodhën tri gjëra: 1. Kërceu përpjetë një Kalorës Jeti i gjallë, i quajtur Ngrici – Monstra e Akullit. 2. Nisi të binte borë në mes të verës! 3. Dhe jeti nisi të zmadhohej. U zgjat 2.5 metër. Ndërkohë që qyteti u mbulua nga bora e ngrica, Nemos i shkonin djersët çurkë, pasi, ju lutem shumë tani, e si mund ta fshehësh një jeti të tillë?...
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Nga një Biomë e fshehtë në xhungël, Lukrecia Katër planifikon të shkatërrojë botën me ligësinë e saj, vetëm nëse Darkusi, Virxhinia dhe Bertolti nuk gjejnë një mënyrë për ta ndalur. Në rast se dështojnë, ajo do të mbledhë një ushtri me brumbuj Frankenshtajnë dhe planeti nuk do të jetë më i njëjti. Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre…
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Dëshira dhe Ksari tani ishin dëbuar, në arrati, dhe atyre u qenë vënë pas luftëtarë, magjistarë, dhe ç’është më e keqja, SHTRIGAT... A mund t’i gjejnë ata përbërësit e një magjie që heq qafe shtrigat, para se Mbreti i shtrigave të fusë në kthetrat magjinë-që-funksionon-edhe-në-hekur? Kjo avenuturë kërkimi është më e frikshmja dhe më e pabesa nga të gjitha. Për më tepër... DIKUSH do t’i tradhëtojë ata...
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Me mbi 100 lojëra enigma matematikore, ky libër nuk të lë cep të trurit pa sfiduar. Në këtë libër ka ushtrime që bazohen në tabelën e shumëzimit, ka figura me gjetje formash, labirinte mendore matematikore, piramida me numra, problema pamore dhe enigma sudoku. Është koha të provosh fuqinë tënde mendore.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Rebelet 2020
Vajzat rebele reagojnë! Vivian Karterit i ka ardhur në majë të hundës me shkollën e mesme në një qytet të vogël të Teksasit ku ajo shkon e ku mbahet me hatër vetëm skuadra e futbollit të djemve. Është e mërzitur me dallimet seksiste në kodin e veshjes dhe me ngacmimet nëpër korridoret e shkollës. Por, mbi të gjitha, Viv Karterit I ka ardhur në majë të hundës me rregullat që duhet të ndjekë. Mamaja e Vivianit ka qenë një rrokere rebele e muzikës pank rrok në vitet '90. Vivi merr një fletushkë që mamaja e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën ketë thjesht për t'u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin. Shumë shpejt, Vivi krijon miqësi të reja me vajza të grupeve të tjera shoqërore dhe kupton se çfarë ajo ka nisur s'është veçse një "revolucion" vajzash. REBELET është një libër për jetën shkollore që do t'ju bëj të rebeloheni!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin e 11-të të serisë bestseller Ditarët e Peshkopes Niki merr lajmin që do të shkojë për një javë në Akademinë Ndërkombëtare “North Hampton Hills” si pjesë e një programi për shkëmbimin e nxënësve! Është një shkollë shumë prestigjoze, që njihet për nxënësit e saj të dalluar, mësues të rreptë, uniforma elegante dhe godina të bukura... një ndërthurje mes shkollës së magjisë Hoguarts dhe një hoteli luksoz me pesë yje! Por Niki është e tmerruar nga ky ndryshim pasi është e njejta shkollë ku është shpërngulur mbretëresha e dramës, Mekenzi Hollister.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në rreshtin e fundit të klasës sonë ishte një karrige bosh, por tani në të është ulur një djalë i ri i cili quhet Ahmet. Ai është nëntë vjeç (ashtu si unë). por ai është shumë i çuditshëm. Ai nuk flet kurrë, ai nuk buzëqesh asnjëherë dhe as nuk i pëlqen karamelet me sherbet limoni, të cilat janë të preferuarat e mia! Por, unë mësova të vërtetën: Ahmeti nuk është aspak i çuditshëm. Ai është një Refugjat, i cili është larguar nga një Luftë. Një luftë e vërtetë. Me bomba dhe buli që vrasin njerëz. Sa më shumë mësova për të, aq më shumë dua ta ndihmoj. Këtu luajnë rol të madh edhe shokët e mi më të mire Xhosi, Majkëlli dhe Tomi. Sepse së bashku ne kemi menduar një plan .
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Duke punuar fort për projektin tim shkollor, zbulova gjithfarëlloj faktesh interesante, që nuk mi kishte marrë mendja ndonjëherë. Gjëra si: Shkak për njohjen e mamit me babin, paska qenë një copë tortë (për më shumë lexoni librin!), Macet rreth 70% të jetës së tyre e kalojnë në gjumë, Akullorja me mente thjesht nuk është akullore.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Kolovargje 2020
Në librin “Kolovargje” të serisë “Luaj dhe Shkruaj” vjershat marrin ngjyrat e natyrës dhe formën e lojërave më të dashura për fëmijët. Vogëlushët mësojnë si të vizatojnë me vargje apo si të shndërrojnë vargjet e vizatuara në vjershë, duke shprehur tërë imagjinatën dhe fantazinë e tyre.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
KUJDES! KËTA MËSUES DO T'JU FUTIN TË DRIDHURAT... Te duken të këqij mësuesit e tu, e?! Le po të njohësh këta! Plot dhjetë histori për mësues të ligj nga më të llahtarshmit... këta të bëjnë t'ia mbathësh me të katra nga shkolla. Doktor Tmerri i shkencës është gjysmë njeri e gjysmë përbindësh... Ruaju nga mesuese Sithja e kobshme. Ajo është GJITHNJË e nxehur dhe në kërkim të dënimeve... Kurse, sa për mësues Fobin: ai është ndryshe nga mësuesit e tjerë. Atij i ka hyrë lepuri në bark prej.. fëmijëve! Miliona lexuesit që adhurojnë "Fëmijët më të këqij në botë" tani do të zbulojnë në këtë koleksion ngjethës disa nga të rriturit më të tmerrshëm, "Mësuesit me të këqij në botë", sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Ëalliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme nga artisti gjeni Tony Ross. “Roald Dahl i ri”- Evening Standard “Ëilliams-i sa vjen e përmirësohet”- Telegraph
Price: 1400 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania