titleToAlt
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Grejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty. Romani “Ana flokëkuqja”, është një nga më të paharruarit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit nën të gjithë letërsinë botërore.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Vazhdon rrëfimi i mrekullueshëm i L. M. Montgomery-t për personazhin aq të dashur për lexuesin, Ana Flokëkuqja, që tashmë kthehet në Ejvonli. A mbarojnë të papriturat dhe “telashet” në jetën e saj si mësuese? Po marrëdhëniet e saj me Gilbertin a vazhdojnë të përmirësohen? Zbulimi i “Shtëpisë së Jehonës” çfarë të papriturash solli? Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera gjejnë përgjigje në faqet e këtij romani.
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Aventura të reja e presin Ana Shirlin, ndërkohë që po bën gati valixhet për t’u larguar nga Ejvonli, duke u ndarë nga fëmijëria e saj, që të nisë studimet në kolegjin e Redmondit. Me mikeshat e saj të ngushta, ajo zbulon një jetë të re të pavarur të mbushur me surpriza, në qytetin e zhurmshëm të Kingsportit; duke përfshirë një propozim për martesë, shitjen e tregimit të saj të parë dhe një tragjedi që i shkakton shumë dhimbje. Por lotët kthehen në të qeshura kur Ana dhe mikeshat e saj zhvendosen te “Shtëpiza e Patit”. Anës nuk ja merr mendja se djali i pashëm Gilbert Blith do t’ia fitojë zemrën. Papritmas asaj i duhet të vendosë për t’iu përgjigjur dashurisë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim i serisë “Ana flokëkuqja”, nga ana kronologjike është i katërti, ku shtjellohen ngjarjet në periudhën midis diplomimit të Anës në Redmond dhe fejesës me Gilbertin, që vijoi me martesën e tyre, tre vjet më vonë. Çaste dhe karaktere të paharrueshme në këtë libër që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj.
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Ana martohet me Gilbertin dhe zhvendosen me banim në një shtëpi të re, në "Shtëpinë e Ëndrrave", ku i presin fqinjë të rinj interesantë. Por, si gjithmonë, Ana Flokëkuqja përballet me ngjarje të papritura, që e vënë në pozicione të vështira, prandaj ky libër dhe gjithë seria e botimeve të tij është kaq shumë i dashur për lexuesin.
Price: 600 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania