titleToAlt
Emi vdes për makina dhe ëndërron të bëhet shofere. Epo, një furgon Ford Transit. I cili mund të tingëllojë çuditshëm. Ju duhet të lexoni këtë libër për të kuptuar pse. Por Amy kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë atë ajo ëndërron më shumë: Të ngasë makinën. Deri tani...
Price: 1300 monedha
titleToAlt
Sa herë që shuhet një yll, një tjetër Ektros ka fituar një betejë. Para se vëllai i vogël i Megi Marit, Qarls Uollsi, të sëmuret për vdekje, ai shikon dragonjtë në kopshtin e zarzavateve. Dragoi është Proginoski, një ëngjëll me krahë e me sy, me trup prej erë dhe flakë. Është detyra e Megit dhe e Proginoskit, bashkë me shokun e Megit, Kelvin, që të shpëtojnë jetën e Qarls Uollsit. Që të arrijnë këtë ata duhet të futen thellë brenda Qarls Uollsit, të përpiqen të mposhtin Ektroset dhe të rikthejnë harmoninë e përsosur e gëzimin në ritmin e krijimit, në këngën e universit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari aq i dashur për fëmijë, Bedri Dedja, do të na çojë në Sdikuisht, në kryeqytetin e përrallave të tij, kësaj here për të na njohur me të fshehtat e biznesit, me sekretet e qyteteve Gëzimburg dhe Skarcomania, me magjistaren Inteligjenca Artificiale, me autostradat dhe semaforët kozmikë, me lojërat e futbollit në stadiumet nëntokësore, por edhe me epideminë e mikrobit të rrezikshëm me emrin Tezgomania...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Menulara 2021
Personazhi: Maria Rozalia Inxerilos, e mbiquajtur merr formë të re përmes imazheve dhe gjuhës së grafikës. E, bashkë me të edhe e gjithë qyteza e Rokakolombës, në Siçlinë e viteve gjashtëdhjetë, me një grup personazhesh që vërtiten rreth misterit të kësaj shërbyese-padroneje të pakrahasueshme, punëtore në familjen Alfalipe dhe administratore e paçmuar e pasurive të tyre. Me vdekjen e saj, të gjithë fillojnë të flasin per të: sepse i dinë dhe nuk i dinë të fshehtat e saj, sepse disa e urrejnë dhe e mallkojnë e disa e kujtojnë me mirënjohje. Menulara, romani i parë i shkrimtares Simonetta Agnello Hornby, një sukses i madh ndërkombëtar e i përkthyer në të gjithë botën, shndërrohet në roman grafik falë punimit grafik e të mrekullueshëm të grafistit Massimo Fenatit.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Sytë e saj kanë grimca të praruara yll të bukura. Eshtë me shtatlarta ndër vogëlushet bashkëmoshatare, mban çizme ngjyrëgështenje të lustruara dhe një xhaketë lëkure. Tes ia thonë emrin, gaz e hare rrëzëllen e tëra, ama ndjesë nuk di të kërkoje kurrë. Tani i ka shkrepur në kokë një plan i çartur për të njohur të atin, që nuk e ka takuar kurrë me parë... ndaj dhe per ta vënë në jetë, i kërkon ndihmë Samuelit, që është më i vogël se ajo dhe ka ardhur me familjen për pushime ne ishullin e Tekselit. Një takim i rastësishem, një miqësi që do te zgjasë jetë e mot, nje përballje me përvoja që të ndryshojnë kryekeput. Një roman prekës dhe i paparashikueshëm, që do t'ju hyjë në zemër.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Çfarë do të bënit ju, nëse gjyshi juaj nopran do te krijonte një makinë kohe dhe gabimisht do të shuante tërë familjen tuaj? Nëse do të ishit Frenki Peshku. ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen!
Price: 990 Lekë
titleToAlt
iMeles Trimi dhe Ediku janë dy shokë që punojnë së bashku. Ata banojnë në një qytet nëntokësor dhe e quajnë veten "zgjidhës problemesh". Ndërsa i kalojnë ditët duke pritur që t'u vijë ndonjë punë, ndodh një histori nga ato që dëshirojnë ata. Trokasin në derën e tyre dhe u kërkojnë ndihmë. Të dy bien në gjurmët e një misteri, që zgjatet deri në krijimin e këtij qyteti nëntokësor. Janë vjedhur pesë vezë të arta gjarpri; kjo ngjarje i hedh të dy djemtë në aventura të tjera plot me të papritura.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Dymbëdhjetëvjeçari Ran Eltanin, ndërsa vazhdon të banojë në Venecia dhe të ndjekë njërën nga shkollat më të vjetra në Evropë, e ka të pamundur të mos vrapojë drejt historisë dhe mistereve, ndryshe nga motra e tij binjake Lusinë. Gjatë një zbulimi që bëri në shkollë, gjeti një fletore të kuqe dhe një papirus misterioz, ku ishte vizatuar një piramidë. Po atë ditë, motër e vëlla, mësojnë se prindërit e tyre, të dy arkeologë, kishin humbur në shkretëtirën e Rab al-Khalit dhe për këtë arsye janë të detyruar të shkojnë në Stamboll pranë kapiten Barnekasit, të cilit as emrin nuk ia kishin dëgjuar. Ata nuk dinë asgjë, por në një udhëtim që fillon në hotelin Pera Palas dhe zgjat deri tek eksploratori Marko Polo, do t'i presin misteret më të mëdha të historisë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kur Greg Hefli dhe familja e tij nisen për pushime në një udhëtim me makinë kampingu, të gjithë janë të mprehur për aventurën e jetës. Por planet e tyre ndeshin në pengesa, ndaj përfundojnë te një kamping që s’është tamam parajsë vere. Po gjërat për Heflët do të dreqosen më keq, kur nis një shi me gjyma dhe niveli i ujërave ngrihet gjithnjë e më lartë, duke i bërë të mendojnë në ia vlen t’i vazhdojnë më ato pushime... apo mos ndoshta tani gjenden në pikë të hallit!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Një mister pret që të zgjidhet në Havai: dikush ka ndër mend të vjedhë një gjerdan shumë të çmuar... Po kujt ia merrte mendja se për të gjetur hajdutin, duhet të merrja pjesë në një Garë Superserfi?"
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. Ky roman satirik, i nisur si një sulm i ashpër alegorik kundër zbrazëtisë së jetës dhe hipokrizisë së oborrtarëve dhe të politikanëve të kohës, u pasurua gjatë shtjellimit të mëtejshëm, duke u shtrirë në disa vjet, me analiza më të kujdesshme të Suiftit për shoqërinë njerëzore. Kritika ndaj sistemit politik u zgjerua në këtë mënyrë duke përfshirë të gjithë shoqërinë njerëzore. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mirësevini në Ishullin e Lëmishtës Në këtë ishull të vogël banon një numër i madh njerëzish të rritur të tmerrshëm. Shkolla, parku, dyqani i lodrave dhe, madje, edhe makineta e akulloreve në këtë ishull drejtohen nga të rritur të shpifur: gjëja që u pëlqen atyre më shumë është t'ua nxijnë jetën fëmijëve. Personi më i neveritshëm nga të gjithë këta është pronarja e ishullit, teze Greta Kurnacja! Dikush duhet t'ua tregojë vendin atyre! Po kush mund të jetë aq guximtar?! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Vepra e saj" përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrën e tyre - ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia, ekonomia, shkenca, sporti e deri te forma të lloj-llojshme të aktivizmit. Qëllimi i këtij libri është që vepra e saj të kujtohet, përjetësohet dhe ndahet përgjithmonë me të tjerët. Personazhet e këtij vëllimi janë klasifikuar fillimisht sipas periudhës (1940-1979) kur kanë lindur ose kanë vepruar si pioniere të fushave të tyre. "Faleminderit që ke vendosur ta nisësh veprën tënde duke e kujtuar veprën e saj." Alketa
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Maksi dhe shokët e tij ndihen të gëzuar. Shumë shpejt ata do të bëjnë një udhëtim me klasën. Në bujtinën “Finkenshtajn” i pret një ndeshje emocionuese futbolli, një garë dhe loja me fantazmën. Por aventura më e madhe e tyre është humbja dhe kërkimi i qenit të bujtinës, Bobit, i cili u zhduk pa lënë gjurmë. Këto aventura janë tipike të Maksit. Ai, Paulina dhe Niki e dinë se ç’duhet bërë në këto raste.
Price: 470 Lekë
titleToAlt
Maksit i ka ardhur në majë të hundës që klasa e tretë A gjithmonë rrihet në futboll nga klasa e katërt B. Por në festën sportive nuk duhet të ndodhë kjo. Në skuadrën e tyre as trajneri më i mirë nuk bën punë, pasi të gjithë grinden me njëri-tjetrin. Por Maksi që është tip, e gjen zgjidhjen: ai merr maskotën e duhur, me ndihmën e së cilës e treta A bashkohet dhe, ndoshta, mund edhe të fitojë lojën.
Price: 470 Lekë
titleToAlt
Një ditë klasa e tretë A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët drithërues. Befas Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave. Cfarë ndodhi? Këto janë situata tipike për Maksin. Ai dhe Paulina vihen në kërkim të tij dhe u tregojnë fantazmave se çfarë është më drithëruese se ato vetë.
Price: 470 Lekë
titleToAlt
“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Qeni! Aspak i bukur, por me një dëshirë të fortë për të jetuar! Çkërkon, vallë, ky qenush? Një pronare. Një njeri të vërtetë, që ta dojë. Molla i pëlqen shumë Qenit. Por ajo është tejet tekanjoze! Molla, një kokëfortë nga ato të pashoqet! Por Qeni ka një plan për të "zbutur" Mollën...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Tonino kishte kaluar te gjyshi në fshat një verë fantastike, madje më të bukurën e jetës së tij. Kur lindi nëna e tij, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e ka dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie. Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, Tonino bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit. Askush nuk mund ta cenonte atë pemë. Në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve...
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Azdrubal Tirinanci nuk i lan kurrë dhëmbët, është i paedukatë dhe egoist. Por është edhe një djalosh modern, që mbetet i shokuar kur lexon në testamentin e të ungjit të ndjerë se, për të trashëguar pasurinë marramendëse të tij, duhet të martohet me një shtrigë. Ai nuk beson në ekzistencën e shtrigave, por u futet kërkimeve se si mund ta gjejë një të tillë. Për Emilinë, foshnjën flokëkuqe që pluskon në govatë, që flet me maçokun e zi dhe që nuk pasqyrohet në pasqyrë, familja Zep mendon se janë vetëm ca rastësi qesharake. Ndërkohë, Azdrubali, që nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pasuria e të ungjit, më në fund zbulon një libër magjie me udhëzimet e nevojshme për të njohur një shtrigë, gruan e vet të ardhshme. A do të shpëtojë Emilia e vogël nga kthetrat e gjahtarit të pështirë të trashëgimisë?
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Sakumati, piktor turk, u thirr për të pikturuar muret e bardha mes të cilave jetonte një fëmijë, i mbyllur për shkak të një sëmundjeje të çuditshme. Raporti ndërmjet piktorit, fëmijës dhe të atit nuk do të jetë një kontratë e thjeshtë pune, por një pakt marrëdhëniesh njerëzore. Figurat që do të lindin dhe do të jetojnë në mure, do të reshtin së qeni thjesht një zbukurim, kur të krijohet lulja-xixëllonjë, që do të jetë edhe thelbi i të gjithë krijimit: Stralisku. Historia e këtij libri është historia e një miqësie të pastër dhe delikate, që mund ta quajmë edhe një përrallë për fuqinë e dashurisë.
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare - vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Stralisku, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin, shohin botën, luajnë deri në fund. Luajnë lojën më të madhe me rregullat e dashurisë. Ky libër rrëfen dashurinë e një nipi për gjyshin e vet, që edhe pas vdekjes mbetet shoku i tij i pandarë.
Price: 470 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania