titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, arushi Nini ia ka marrë me gjumë për shtatë palë qejfe. Ai po sheh në ëndërr sikur i ka hyrë një aventure të rrezikshme. Nini fantastik u bën thirrje miqve të tij. -Mbrojtës të planetit, Qoshja e Bukur, dëgjoni e mbani vesh këtë këtë lajm: Ujku i Murrmë do të pushtojë pyllin tonë me një ushtri grerëzash Ninxha.
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Nini dhe miqtë shkojnë të argëtohen në një panair; aty është një karusel i madh, ka hedhje unazash, peshkim rosakësh plastikë dhe një... tren të çuditshëm. Kur hipën në tren, Nini ndien frikë e ndaj turpërohet, por, si gjithmonë, bufi Bibu, me mirësinë e tij, e qetëson dhe i bën shokët të kuptojnë se nuk duhet ta ngacmojnë e ta vënë në lojë, sepse nuk ka asgjë të keqe që të ndiesh frikë. Madje, kjo e ka edhe një anë të mirë...
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e bukur, të gjithë kanë nga një ide të veçantë për t'i bërë Ninit ndonjë dhuratë për ditëlindje. Të gjithë, përveç Erolit të drojtur, miushit fusharak. I gjori Erol s'ka as para dhe as ndonjë mundësi tjetër për t'i dhuruar diçka Ninit. Po si do t'ia bëjë atëherë?
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, pushimet verore sapo kanë filluar dhe të gjithë lodrojnë me gaz e hare, se do të shkojnë me pushime në vende të bukura. Vetëm Nini duket cazë i trishtuar: Ai nuk do të shkojë me pushime këtë vit. Po çfarë do të bëjë, kur të gjithë miqtë e tij të largohen?
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, prindërit e arushëve Nini dhe Suzi u japin atyre një lajm të mrekullueshëm: Ata do të bëhen me një vëlla të vogël. Oh, ç'gëzim! Nini e mban vrapin për te miqtë e tij që t'u japë lajmin e gëzuar, pa vënë re që e motra, Suzi, është strukur në një qoshe e duket shumë e trishtuar...
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur ka shumë gjallëri. Urraaa! Do të nisemi për ekskursion. Ejani, hipni të gjithë sa jeni në autobus dhe drejt e në Pyllin e Lartë. Nini dhe miqtë zbulojnë kafshët e malit dhe ia dalin që të shpëtojnë edhe një marmotë të vogël. Zbulojeni sa më parë këtë aventurë të rrallë të miqve të rinj të Ninit!
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë bishtin dhe flokët e sirenës, perlat e pallatit të saj, mjekrën e butë të Mbretit të detit...Ai shërben për të mësuar dhe për të nxitur lojën imagjinare.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë sqepin me majucë të flamingos, pendët e buta, gjurmët prej rëre... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndiejnë fluturën e mëndafshtë, portokallen me kokrriza, këpucët e buta... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndiejnë që nga një qenush lozonjar deri te dhjetë flutura të bukura të kadifenjta. Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"“ Do të më tregosh një përrallë?“ Këto fjalë thonë fëmijët anembanë botës, kur vjen koha e gjumit. Nuk ka rëndësi se në cilin vend jetojnë, as nëse përrallat që dinë dhe zakonisht dëgjojnë, janë plot zana apo princesha, zebra apo gjirafa. Kjo ndodh sepse përfytyrimi i fëmijës mund të kapërcejë lehtësisht çdo kufi, çdo mur dhe çdo ndryshim mes kulturave dhe racave, pasi kërkon vetëm më të rëndësishmen, atë që është thelbësore te përralla: magjinë! Ky libër përmban përralla nga e gjithë bota, mes tyre edhe një shqiptare. Këto janë rrëfenja tipike për folklorin e traditave të largëta mes tyre, por që përmbajnë të njëjtën magji. Këto rrëfenja janë të shkurtra, të këndshme dhe plot aventura. Me to fëmijët do të udhëtojnë në të gjithë botën dhe do të njohin personazhe të paharrueshme. Këto janë kallëzime të përkryera për të nanuritur fëmijët në gjumë, duke u dhuruar ëndrrat e ëmbla që meritojnë, natë pas nate."
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
PREK SQEPIN E PAPAGALLIT DHE BALUKEN E LAMËS, NDIEJ SA I BUTË ËSHTË GËZOFI I KOALËS DHE… DËGJO VARGJET E TYRE!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Me anë të këtij libri me ilustrime tërheqëse, fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit. Në të janë përdorur shumë emra, folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes. Ato u përkasin të gjitha fushave, me të cilat fëmijët argëtohen pa masë, si: Kafshët e egra, Çfarë bëjnë njerëzit, Ora e historisë, Ngjyrat, format dhe numrat etj. Në libër janë treguar edhe disa histori të thjeshta, në të cilat janë përdorur fjalë të botës së fëmijëve. Ato i ndihmojnë vogëlushët që të mësojnë të shkruajnë e të krijojnë histori të shkurtra.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër është menduar e shkruar për vogëlushët nga 3 deri në 5 vjeç. Këto rrëfenja janë shkruar me fjalë të thjeshta e të kuptueshme. Vogëlushët do të mësojnë sa e sa gjëra prej tyre. Ilustrimet e pasura e plot ngjyra do t'i zbavitin pa masë. Lexim të këndshëm të rriturve! Ëndrra të bukura të vegjëlve!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër – album do t’i ruani kujtimet më të bukura të fëmijës tuaj sepse viti i parë do të jetë i faktuar përherë, ndërkaq ju në çdo kohë mund t’i rijetoni ato momente të papërsëritshme të jetës suaj. Me dashuri ruaj kujtimet e fëmijës tuaj, që nga dita e parë e lindjes!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër – album do t’i ruani kujtimet më të bukura të fëmijës tuaj sepse viti i parë do të jetë i faktuar përherë, ndërkaq ju në çdo kohë mund t’i rijetoni ato momente të papërsëritshme të jetës suaj. Me dashuri ruaj kujtimet e fëmijës tuaj, që nga dita e parë e lindjes!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të bukura me kafshë dhe me ilustrime gazmore nga Ilustratori i njphur italian Claudio Cenuschi. 5 libërthat që përfshin kutia janë: Lopa, Qeni, Delja, Lepuri dhe Kali.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i mahnitshëm në botën magjike të përrallave klasike! Një puzzle sekret në kopertinat e pasme të 6 libërthave.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Vogëlushët njihen me botën që i rrethon: me kafshët, frutat, numrat, format, lodrat dhe konceptet e para.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Nuse pashkës pikaloshe ia ka ënda të ndihmojë të tjerët. Ajo dëshiron t'i vijë në ndihmë një miku në nevojë. Por, a do t'ia dalë dot mbanë? Nga seria e përrallave: Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Guaskorja. breshka e detit, u kërkon miqve të saj të detit. që ta ndihmojnë të dalë në breg. Atyre u ndodhin disa gjëra tepër zbavitëse! Nga seria e Përrallëzave me Dritare si: Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Zana Gazmore kishte humbur rrugën dhe na kish mbetur fillikat. A do ta ndihmojnë miqtë e saj të pyllit të gjejë udhën e kthimit për në shtëpi? Ky libër për fëmijë është pjesë e serisë së përrallëzave me dritare siç janë:Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Price: 300 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania