Ky libër do t’i çojë lojtarët në vende fantastike e përrallore ku jetojnë magjistarë, zana, fëmijë aventurierë dhe kafshë që flasin. Është në dorën tënde të zgjedhësh nëse dëshiron të jesh njëri prej tyre, apo t’i sfidosh ata. Një gjë është e sigurt: në këtë libër janë përzgjedhur tetë lojërat më të këndshme të të gjitha kohërave dhe... ti do të argëtohesh pa fund, duke i luajtur ato!
Çfarëdo loje të zgjedhësh... lojën e patës në xhunglën e Moglit, lojën e gjarpërinjve
dhe të shkallëve, lojën e mullirit të Pied Piperit apo lojën “Mos u nxeh” ku mund të sfidosh kapiten Hukun... mjafton të marrësh gurët magjikë të përgatitur enkas për ty
dhe t’i vendosësh në fushën e lojës.
TANI... HIDH ZARIN DHE... ARGËTOHU!
Price:
1200 Lekë