Sa herë që shuhet një yll, një tjetër Ektros ka fituar një betejë.
Para se vëllai i vogël i Megi Marit, Qarls Uollsi, të sëmuret për vdekje, ai shikon dragonjtë në kopshtin e zarzavateve. Dragoi është Proginoski, një ëngjëll me krahë e me sy, me trup prej erë dhe flakë. Është detyra e Megit dhe e Proginoskit, bashkë me shokun e Megit, Kelvin, që të shpëtojnë jetën e Qarls Uollsit.
Që të arrijnë këtë ata duhet të futen thellë brenda Qarls Uollsit, të përpiqen të mposhtin Ektroset dhe të rikthejnë harmoninë e përsosur e gëzimin në ritmin e krijimit, në këngën e universit.
Price:
800 Lekë