Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1000 Lekë

Cdo gjë është f*cked, Një libër mbi shpresën ( Botuar nga: Minerva në 2019 )

Autori:  Mark Manson
Përkthyesi:  Bledar Kurti

"Vetëm sepse gjithçka duket një rrëmujë, nuk do të thotë se edhe ti duhet të jesh i tillë. Libri i Mark Manson-it është një thirrje për një jetë dhe botë më të mirë, e nuk mund të jetë më i domosdoshëm se tani". – Ryan Holiday, autor bstseller i New York Times për “Pengesa ëhstë rrugëdalja” dhe “Egoja është armiku” "Mark Manson vazhdon të analizojë pyetjet për lumturinë dhe mirëqenien njerëzore në mënyra kreative e të paparashikuara. Rezultati është një libër lehtësisht i kuptueshëm që trajton disa nga pyetjet e thella mbi drejtimin e botës sonë, dhe si të kujdesemi më mirë për veten (dhe njëri-tjetrin) derisa të mbërrijmë destinacionin". -SCOTT BARRY KAUFMAN, PhD, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Kolumbias dhe prezantues i emisionit The Psychology "Mark Manson ia ka dalë mbanë t'i shpjegojë botën e çmendur një brezi të tërë, duke cituar nga shkenca, nlozofia morale, me plot zgjuarsi dhe humor. Ky libër do t'ju bëjë të qeshni, të vini në pikëpyetje besimet tuaja, dhe me shpresë do t'ju ndryshojë jetën". —NIR EYAL, autor bestseller i librave Hooked dhe Indistractable Jetojmë në një epokë interesante. Nga ana materiale, gjithçka është më mirë se kurrë më parë: jemi më të lirë, më të shëndetshëm dhe më të pasur se kushdo në historinë e njerëzimit. E megjithatë, duket sikur çdo gjë është dhjerë në mënyrë të tmerrshme e të pariparueshme - planeti po ngrohet, qeveritë po dështojnë, ekonomitë po përmbysen, dhe të gjithë ofendohen vazhdimisht në rrjetet sociale. Në këtë moment të historisë, kur kemi akses në teknologji, edukim dhe komunikim të cilat paraardhësit tanë mund vetëm t'i ëndërronin, shumë nga ne ndihen të pashpresë. Tashmë, në librin Çdo gjë është fucked, Manson e kthen vëmendjen nga defektet e pashmangshme të secilit prej nesh, te katastrofat e panumërta që po ndodhin në botën përreth. Duke marrë nga studimet psikologjike që janë bërë mbi këto tema, si dhe nga mençuria e përjetshme e filozofëve si Platoni, Niçja, Tom Waits, ai analizon fenë, politikën, dhe mënyrat shqetësuese se si të dyja po i ngjasojnë njëra-tjetrës. Ai flet për marrëdhënien tonë me paranë, argëtimin, internetin, dhe se si gjërat e mira me tepricë mund të na hanë të gjallë nga ana psikologjike. Ai kundërshton hapur përkufizimet tona të besimit, lumturisë, lirisë, dhe madje vetë shpresës.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Minerva (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 265 19 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 336
  • Përmasat e librit: 141 x 208 x 32 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania