Blije këtë produkt
800 Lekë

Camaj i paskajuar ( Botuar nga: Naimi në 2011 )

Autori:  Shaban Sinani

“Kjo monografi mund të konsiderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri. Qëllimi i autorit është të provojë se pikërisht në paskajimin e tij qendron origjinaliteti i veprës që krijoi, fuqia pasuruese e kësaj vepre për letcërsinë shqipe dhe domosdoshmëria për rishikimin e pozitës së saj në raporte qendër-periferi në sistemin e letërsive të ishullzuara dikur dhe në sistemin e sotëm policentrik letrar shqiptar. Përfundimi i autorit se Camaj nuk mund të përdoret për çfarëdo qëllimi që studiuesi mund të ketë në krye (dhe për fat të keq shpesh studiuesit kërkojnë atë çka duan dhe jo atë çka është), merr rëndësi jo vetëm për këtë vepër. Synimi i këtij libri është që vepra e Martin Camajt të lexohet, interpretohet dhe kuptohet pa kurrfarë epiteti shtrëngues.”- Blerina Suta, Universita "La Sapienza", Roma. “Studiuesi e shpjegon bindshëm të ashtuquajturën "errësi" të poezisë së Camajt, që do ta afronte në dukje me hermetizmin, me mospasjen e një fjalori historik te shqipes dhe rrjedhimisht me mosnjohjen e kuptimeve të kryehershme të fjalëve shqipe. E ploteson këtë me atë që e quan "dukuri Milosao", fragmentarizmin, që e lidh me kërkimin e së papërsëritshmes.”-Klara Kodra, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Naimi (2011)
  • Botuar në: 2011
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-141-01-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 312
  • Përmasat e librit: 140 x 206 x 25 mm

Njihu me Autorin

Shaban Sinani -

Prof. Dr. Shaban Sinani është studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist shqiptar. Prof. dr. Shaban Sinani, i lindur më 16 prill 1958 në Ndërshen të Lurës, Peshkopi, është publicist, studiues dhe historian i letërsisë, etnolog. Në vitin 1983 përfundoi studimet për ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania