Blije këtë produkt
1000 Lekë

Byllis. Histoire et monuments ( Botuar nga: Migjeni në 2009 )

Përkthyesi:  Armelle Montenot-Hoxha

Libri “Bylisi. Historia dhe Monumentet” përfaqëson një sintezë të punës së përbashkët shumëvjeçare, që të dy autorët kanë bërë për të zbuluar qytetin ilir të Bylisit dhe për ta kthyer atë në një nga parqet arkeologjike më të rëndësishme të vendit tonë. Si pjesë e një serie botimesh me karakter shkencor-popullor, ku rreshtohen edhe librat mbi Apolloninë, Butrintin dhe Antigonënë, autorët kanë ndjekur një paraqitje të historikut të kërkimeve arkeologjike, historisë së bashkësisë së bylinëve, përshkrimin e monumenteve dhe dokumentimin e burimeve më tipike nga autorët antikë, së bashku me përshkrimin e thesarit arkeologjik, bibliografinë dhe fjalorin terminologjik. Kjo i jep mundësinë lexuesit ta përdorë atë si udhëzues gjatë vizitës në qytetin antik, por edhe si libër leximi për të plotësuar njohuritë mbi vendlindjen, apo historinë e lashtë të Shqipërisë. Një kujdes i veçantë i autorëve ka qenë evidentimi i Bylisit si përfaqësues tipik i qytetërimit ilir në periudhën e zhvillimit të qyteteve ilire dhe veprimit të Mbretërisë ilire në shek. IV p. Kr. Vendi i veçantë që zinte Bylisi në kontekstin e marrëdhënieve midis shtetit dhe qyteteve ilire del në pah nëpërmjet madhështisë së monumenteve publike si teatri, stoat, stadiumi, por edhe të dëshmimit të një sistemi demokratik të qeverisjes nëpërmjet institucioneve të zgjedhura periodikisht. Krijimtaria origjinale e arkitektëve vendas paraqitet në raport me ndikimet e qarta kulturore që kanë ardhur nga Apollonia, Epiri, apo Maqedonia. Në kuadrin e zhvillimit të një kulture me karakter mesdhetar, por me trajta vendëse, vihet në dukje edhe qëndrueshmëria e traditave të popullsisë ilire, krijuese e këtij qytetërimi, përmes emrave ilirë të drejtuesve të qytetit, apo mbajtjes së veshjes ilire nga gratë qytetare. Një interes të veçantë paraqet Bylisi për rrolin e tij qendror gjatë periudhës Bizantine, kur zuri vendin e Apollonisë si qendër administrative dhe kishtare. Kjo periudhë evidentohet edhe nëpërmjet monumenteve të mëdha religjioze, siç janë gjashtë bazilikat e zbukuruara me mozaikë të një cilësie të lartë. Si i tillë Bylisi cilësohet si qyteti më i rëndësishëm ilir, por njëkohësisht edhe si qendra më e pasur me monumente arkeologjike periudhës bizantine në vendin tonë. Kuadri i zhvillimit të qytetërimit në trevën e bylinëve është plotësuar nga autorët edhe nëpërmjet paraqitjes së shkurtër të qendrave të tjera qytetare byline, si Klosi, Gurëzeza, Margëlliçi, etj. Vlerat e librit shtohen nga cilësia e lartë e botimit dhe përkthimi i tij në anglisht, frëngjisht dhe italisht. Si i tillë ai do të ishte një libër i domosdoshëm në bibliotekat personale, ato publike, si dhe të institucioneve t arsimit parauniversitar, për të shërbyer në leximet për historinë e lashtë të Shqipërisë, të vendlindjes, apo të mësimit të gjuhëve të huaja.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Migjeni (2009)
  • Botuar në: 2009
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-718-8-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 98
  • Përmasat e librit: 212 x 211 x 8 mm

Njihu me Autorin

Skënder Muçaj -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania