Buy this product
1000 Lekë

Butrinti. Miti i Eneas. Gërmimet ( Published by: in 2017 )

Translator:  Zef Simoni

“Edhe punëtorët shqiptarë që qëndronin rreth meje dukeshin të emocionuar e të mrekulluar: ishte koka e parë që zbulonim në Butrint. E larë vazhdimisht për t'u shquar më mirë gjatë punës delikate të nxjerrjes nga dheu, koka zuri të shfaqej në gjithë madhështinë e vet: me dritën e bardhësisë së mermerit që kontrastonte me errësirën e plumbtë të baltës dhe që ia nxirrte në pah edhe më qartë tiparet e mrekullueshme... qe e paprekur. "Paska edhe hundën! Paska edhe hundën!" u thërriste shokëve një punëtor, edhe ai i pushtuar nga emocioni i thellë që mund ta kuptojë vetëm ai qe pyet me kazmë nëntokën, ai që me pasion të lindur dëshiron të futë duart në gjirin e tokës-nënë për t'ia zbuluar të fshehtat, per t'ia kthyer dritës, botës, ato thesare të mrekullueshme që ngjarjet e hershme kanë varrosur dhe shekujt kanë lënë në harresë. Shpresat tona të dridhura nuk mbetën të zhgënjyera, se mundimet tona u shpërblyen me një nga gëzimet më të mëdha. Koka ishte një origjinal grek i punuar në mënyrë të shkëlqyeshme: koka e "Perëndeshës së Butrintit"... “- Luigi M. Ugolini.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99956-35-33-7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 204
  • Book dimensions: 166 x 241 x 12 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania