Buy this product
1400 Lekë

Burri që vëzhgonte gratë ( Published by: Dudaj in 2020 )


Teksa vala e të nxehtit ka mbërthyer Stokholmin, disa gra gjenden të vrara brutalisht dhe Departamenti i Hetimit Kriminal është larg zbulimit të së vërtetës. Vrasjet kanë karakteristikat e Eduard Hindes, vrasësit serial të burgosur pesëmbëdhjetë vjet më parë, nga psikologu profilizues Sebastian Bergman. Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t'ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t'u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se vrasjet janë të lidhura me të dhe askush pranë tij nuk është më i sigurt. Përfshirë edhe Vanjën. Michael Hjorth është një nga producentët më të famshëm në Suedi në fushën e televizionit dhe të filmave. Ai është gjithashtu skenarist i njohur, i cili ka shkruar disa nga episodet e serialit "Wallander" të Hening Mankell-it. Hans Rosenfeldt ka drejtuar disa shfaqje në radio dhe televizion. Është skenaristi më i njohur në Suedi, si dhe autori i serialit "The Bridge", i cili transmetohet në më shumë se 170 vende të botës "Njeriu që nuk ishte vrasës" është libri i parë nga Hjorth dhe Rosenfeldt botuar në shqip nga Botimet Dudaj.

Price: 1400 Lekë
Buy this product
1400 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dudaj (2020)
  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 9789 99453 0 621 3
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 640
  • Book dimensions: 140 x 220 x 36 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania