Buy this product
1000 Lekë

Bukë me sallam ( Published by: Botime Pegi in 2015 )

Author:  Charles Bukowski
Translator:  Iris Sojli

“Bukë me sallam”, romani i katërt i Charles Bukowski-t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik dhe prekës i tij. Ai trajton kryesisht marrëdhëniet e vështira me të atin dhe fëmijërinë e hershme në Los Anxheles. Në këtë roman të ashpër, mizor e të dëshpëruar, por edhe ironik e moskokëçarës, gjithçka përballohet me tone të egra, pa gjetur asnjë ngushëllim. Aty rrëfehet për prindër patetikë, konformistë e të dhunshëm; për zbulimin vuajerist të seksit e për vetëdijen e thekshme të të qenit i përjashtuar; për revoltën kundër hipokrizive sociale të punës, të suksesit dhe të dashurisë për atdheun; për shkollën, ku hierarkitë shoqërorë janë të pashpresa dhe një riprodhim i së shkuarës; për profesorët groteskë dhe të frustruar dhe mësueset joshëse e mëmësore; për miqtë dhe rivalitetet e egra për të prirë “kopenë” e për të rregulluar ndonjë vajzë; e më së fundi, për ndjenjën poshtëruese të përjashtimit që shfaqet në dorëzimin ndaj alkoolit, së cilës vetëm shfryrja te shkrimi i dëshpëruar e kompulsiv do t’i japë një shpresë për shpagim.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Botime Pegi (2015)
  • Published in: 2015
  • Language: Albanian
  • ISBN-10: 978-9928-200-33-4
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 354
  • Book dimensions: 140 x 210 x 0 mm

More About the Author

Charles Bukowski -

Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani me 16 gusht te vitit 1920. Dy vjet pas lindjës së tij, e gjithë familja emigron në Amerikë. Ata vendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. E gjithë jeta e tij është e shkruar në libra. Emri i tij i plote është Henry Charles Bukowski ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania