Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
900 Lekë

Bujtës të largët. Mbresa të udhëtarëve francez gjatë shekullit XIX në Shqipëri ( Botuar nga: Klean në )

Autori:  Luan Rama

“Shkrimi i këtij libri nisi krejt rastësisht. Një ditë, një regjisore, një mikesha ime e Kinostudios, me të cilën kisha punuar 25 vjet më parë, më solli një video me një film që kishim realizuar së bashku mbi një bard të këngës epike, që atëherë jetonte në Curraj të Epërm, në një vend tepër të largët, midis maleve të veriut shqiptar. Një fshat i humbur përmes grykësh pa rrugë, ku për të shkuar atje, duhej të udhëtoje katër-pesë orë në këmbë. Nuk di se kush më kishte folur rreth atij bardi 105-vjeçar, i quajtur Mëhill Vukaj, i cili me lahutë në dorë dhe veshur me tirq të bardhë, këndonte akoma këngë të gjata në mijëra vargje, këto “monumente” të gjalla të traditës epike, i cili zgjohej dhe flinte me këngët e Mujit dhe Halilit dhe ato të Ago Ymerit. Duke riparë filmin në Paris, m’u shfaq menjëherë ai udhëtim i lodhshëm dhe i paharruar, ai udhëtim në ato shtigje që kalonin buzë greminash, mes pamjesh përrallore, të papara ndonjëherë në ekranin shqiptar. Nga një lartësi prej 2000 metrash, në Qafë Kolsh, udhëtari mund të shikonte atë gropë gjigante, gati kozmike, ku lumi i Cemit, poshtë, dukej si një vijëz e hollë ngjyrë blu, mes atij gjelbërimi të madh. Aty fillonin Bjeshkët e Nëmura, trojet e atyre këngëve epike të lindura në shekujt XIII-XIV dhe të përcjella brez pas brezi. Më kujtohet se që nga ajo kohë, udhëtimi nëpër malet shqiptare u kthye për mua në një pasion të veçantë. Ngjitja drejt majëmaleve ishte një lloj pikëtakimi me qiellin dhe kishte gjithnjë në vetvete diçka të mistershme, si në malet veriore ashtu dhe ato të jugut shqiptar, apo brigjeve të Jonit, në majat e Çikës apo të Pikëllimit. Në Paris, kisha pasur mundësinë të lexoja shumë shënime udhëtimi të udhëtarëve dhe konsujve francezë që kishin përshkuar Shqipërinë e shekullit XIX dhe pikërisht në ato shënime, unë rigjeja vendet që kisha shkelur dikur si kineast, shtigje thepisjesh, qafa marramendëse ku ulërinte era, ujëvara dhe pllaja dehëse. Përmes librave, zbulova historinë e vërtetë të atyre maleve, të atyre bujtinave të legjendës që nuk ekzistonin më, por që kishin mbetur si toponime të vjetra. Zbulova copëza jete e historish që kishin ndodhur në malet e vendit tim, në qytete e fshatra, kronika befasuese dhe një epikë që shkëlqente në një varfëri të skajshme, ngjarje të cilat menjëherë mendova t’i përcjell në lexues të tjerë. Ç’ishte vallë Shqipëria e shekullit XIX? Çfarë ndodhte në jetën e banorëve të saj. Cilët ishin këta njerëz dhe fqinjët e tyre. Nga vinin dhe çfarë ishte ardhmëria e tyre… Cili ishte ky “popull i të Bardhëve”, siç e quante historiani dhe linguisti Cyprien Robert popullin shqiptar?...”- Luan Rama.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Klean ()
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-4096-8-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 528
  • Përmasat e librit: 139 x 206 x 36 mm

Njihu me Autorin

Luan Rama -

Luan Rama ish-Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës korrik, 2002 - tetor, 2003 të qeverisë socialiste. Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së. Luan Rama është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.[1] Ai i përket Lëvizja ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania