Blije këtë produkt
1200 Lekë

Budallai ( Botuar nga: Ombra GVG në 2020 )

Autori:  Hakob Raffi
Përkthyesi:  Artan Meçi

"Budallai" është legjenda e paharrueshme e një burri, e një gruaje dhe e një kombi të ndarë. Megjithëse nuk ështe një roman drejtpërdrejt mbi genocidin Armen, kryevepra e Raffit është po aq e rëndësishme për të kuptuar kontekstin historik nën Perandorinë Osmane në fund të shekuliit të 19-të. Ngjarjet e romanit vendosen në sfondin e luftës Ruso-Turke mbas vitit 1877, shumë kohë para fillimit të masakrave masive. Nëpërmjet veprave të tij Raffi, bëri thirrje për veprim, unitet dhe mbështetje tek vetja. Shumë nga kritikat adresuar komunitetit armen të kohës; janë problematika po aq të rëndësishme edhe sot për popullin armen. Ai parashikoi se çfarë do të ndodhte me kombin e tij nëse vetë ai populli nuk do të ngrihej që të kërkonte ndryshimin e fatit, që fuqitë e mëdha kishin përcaktuar për të.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 277 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 422
  • Përmasat e librit: 135 x 210 x 32 mm

Njihu me Autorin

Hakob Raffi -

HAKOB MELIK HAKOBYAN, shkrimtar i famshëm dhe një nga figurat më të shquara të armenisë së shekullit të 19-të, autor i shumë romaneve, eseve dhe poezive, lindi në vitin 1835. Shkollën e mesme e kreu në Tbilis. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të të atit nuk e mbaroi universitetin. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania